Mashtrimet me bonot dhe perandoria e bankave
Javën e kaluar, sajti italian Etleboro, i specializuar për investigime në fushën ekonomike, botoi konkluzionet e një hetimi të ndërmarrë në lidhje me mashtrimet në botën financiare, të lidhura me kolateralet, obligacionet, titujt apo bonot e thesarit të cilat sot e kësaj dite nuk dihet nëse janë të vërtetë apo falsë. Miliarda dollarë qarkullojnë në këtë mënyrë nëpër banka dhe tregje financiare, duke vënë në rrezik stabilitetin e gjithë sistemit ekonomik botëror. Lidhje me krimin e organizuar, mbështetje për trafiqe dhe pastrim parash, ja çfarë ndodh prapa fasadave të institucioneve financiare, të cilave ne u besojmë kursimet tona. Si funksionojnë titujt apo obligacionet false si garanci bankare për operacione financiare kriminale, të cilat përdorin si mbulesë projekte humanitare. Rrjetet kriminale financiare angazhojnë mijëra persona, të cilët në të vërtetë punojnë me qëllim që pak njerëz të përfitojnë shuma marramendëse, në dëm të ekonomisë botërore, të mijëra bizneseve të vogla dhe miliona depozituesve. Gazeta INVESTIGIM po boton të plotë artikullin e publikuar nga Etleboro, në të cilin gjen veten e vet edhe Shqipëria.
Në vitin 1934, deri në vitin 1940, Qeveria e Shteteve të Bashkuara hodhi në treg miliarda dollarë obligacione që disa vite më vonë u deklaruan false, jo të konvertueshme. Sipas Departamentit amerikan të Thesarit, këto tituj u stampuan nga CIA dhe u përdorën për të financuar rezistencën antikomuniste në Kinë gjatë viteve 30 dhe më pas humbën. Në të vërtetë, pjesa më e madhe e tyre u hodhën në qarkullim dhe për çudi të ashtuquajturat kolaterale edhe sot e kësaj dite qarkullojnë në kasafortat bankare dhe në bursat financiare. Po përse këto tituj financiarë, të deklaruara si jo të ligjshëm nga burime zyrtare, vazhdojnë të qarkullojnë? Cili është funksioni i tyre?
Për tiu përgjigjur një pyetjeje të tillë duhet vënë në dukje në radhë të parë se në sektorin financiar gjithçka që mund të duket e vërtetë mund të shërbejë si mjet për të arritur qëllime të ndryshme. Një kolateral, e thënë ndryshe një titull që përfaqëson një pjesë të borxhit publik dhe që ka zëvendësuar arin si depozitë garancie, në qoftë se është deklaruar i pavlefshëm nga enti që e ka lëshuar, mund të përdoret nga brokerët për të grumbulluar kapital nga depozituesit, të cilët shpresojnë të kenë fitime të larta. Operatorët financiarë i përdorin këto tituj si bazë për kontrata me fitim të lartë ndërmjet dy shoqërive fiktive ose me kapital minimal me seli në vendet off-shore. Pagesa e interesave të këtyre kontratave garantohet nga një urdhër pagese i cili në fund nuk rezulton të jetë veçse një copë letër bakalli, e cila megjithatë kalon nëpërmjet kanaleve bankarë. Në këtë mënyrë këto shoqëri fiktive arrijnë të grumbullojnë fonde kapitale nga persona apo biznese të ndryshme, të cilat shikojnë në këto lloj investimesh mundësinë e fitimeve të mëdha, edhe pse me risk të lartë. Në këtë mënyrë brokerët apo operatorët financiarë arrijnë të vjedhin përditë kursimet e qindra personave apo bizneseve të vogla.
Në qoftë se bonot e thesarit janë të vërteta apo askush nuk është në gjendje të vërtetojë se janë false, mbeten megjithatë obligacione që vështirë se mund ti pranojë dikush. Në këtë rast ndiqet një strategji tjetër. Brokerat tashmë konsiderohen kartë e djegur dhe në vend të tyre hyjnë shoqëri financiare, drejpërdrejt të kontrolluara nga bankat.
Bonot e thesarit apo kolateralet përdoren shpesh për të realizuar operacione të pastrimit të parave, për të rritur kapitalin brenda shoqërive ose për të mbuluar në bilanc humbjet e mëdha të shoqërive. Mënyrat për të rritur kapitalin e një shoqërie janë të thjeshta, por rezultati ekonomik është vërtet shkatërrues. Përmes një noteri vendosen në llogarinë e kapitalit kolateralet e siguruara nga brokerat, me rezultatin e menjëhershëm që shoqëria shumëfishon kapitalin pa bërë asnjë lloj derdhjeje reale të parave. Duke paguar shpenzimet për blerjen e këtyre bonove si dhe shpenzimet e noterit në Zvicër, shoqëria më pas aprovon bilancin, i cili më par rezultonte në prag falimentimi, ose mund të arrijë të sigurojë financime nga bankat. Rritja e kapitalit ndërkohë rezulton e dobishme edhe për të rritur kredibilitetin tregtar të kompanisë ose për të lidhur marrëveshje me grupime kriminale që përfitojnë nga rritja fiktive e këtij kapitali për të realizuar operacione të pastrimit të parave.
Në raste të tjera, kolaterali është përdorur me qëllim që të futen para ilegale në qarkullim bankar dhe për të konvertuar kështu paratë që vijnë nga një burim i paligjshëm në monedha të pastra, nëpërmjet akreditimit në një llogari rrjedhëse bankare. Operacionet e pastrimit të parave presupozojnë në radhë të parë shfrytëzimin e projekteve humanitare nga shoqëri financiare, si p.sh. ndërtimi i spitaleve, qendrave të banimit, ujësjellësve dhe infrastrukturës në vendev të pazhvilluara, duke qenë këto investime shumë të akredituara nga institucionet që, në pjesën më të madhe të rasteve, nuk realizohen kurrë. Organet mbikëqyrëse duhet ti kushtojnë një vëmendje më të madhe fondacioneve të lidhura drejpërdrejt apo tërthorazi me Vatikanin dhe organizatat ndërkombëtare më të rëndësishme, me qëllim që të sigurohen se organizmat jofitimprurës të ndërthuren në këto mekanizma, duke u vënë në dispozicion projekte që kanë qëllim tjetër nga ai kriminal. Pikërisht zbatimi i këtyre projekteve shpeshherë u besohet brokerave, që marrin kontakt me fondacione të ndryshme dhe arrijnë të sigurojnë lejet për financim, me premtimin se do të kujdesen edhe për realizimin e projekteve. Këto projekte më pas administrohen nga shoqëri të ngritura në pjesën më të madhe nga zyra ligjore ose noteriale me qendër në Zvicër dhe që kanë kontakte të drejtpërdrejta me bankat. Tranfertat e parave realizohen nëpërmjet kolateraleve të siguruara nga brokerat dhe të depozituara pranë këtyre shoqërive që menaxhojnë operacionin, në praninë e përfaqësuesve të pronarëve të ligjshëm, edhe këto shoqëri. Në këtë pikë hyjnë në lojë dy banka biznesi: e para fut në llogari titujt e kolateralit, duke i shndërruar në aset bankar, ndërsa e dyta pret financimin e projektit humanitar kundrejt garancisë së titujve të lëshuar nga banka e parë. Në këtë mënyrë të dyja bankat koordinojnë veprimet në mënyrë që të krijojnë një fond brenda bilancit të tyre për të lejuar tranzitimin e fondeve që janë për tu pastruar, duke simuluar një financim të kundërgarantuar nga kolaterali.
Shoqëria e përfshirë në këtë operacion merr më pas fondet në kartëmonedha për ti kaluar në llogarinë e vet për llogari të pronarit të vërtetë të parave të paligjshme. Pasi përfundon procedura e kontrollit të brendshëm nga vetë bankat e përfshira në këtë operacion, kolateralet zhduken, projektet humanitare shkatërrohen dhe rrethi mbyllet: fondet e jashtëligjshme kalojnë në kanale zyrtare bankare si para të pastra dhe të gatshme për të riqarkulluar në treg.
Në bazë të kësaj piramide qëndrojnë kështu titujt financiarë falsë. Institucionet që kanë lëshuar këto tituj nuk do të deklarojnë kurrë nëse janë autentikë apo jo, pasi shumë banka kanë ndërtuar me këto tituj një biznes të vërtetë. Për këtë arsye kemi kontaktuar Departamentin e Thesarit të Shteteve të Bashkuara dhe Rezervën Federale, pa mundur të kemi asnjë përgjigje apo informacione të mëtejshme për kolateralët e ndryshëm nga ato të deklaruar si falsë.
Por duke qenë se ato nuk janë veçse letra bakalli, sikurse ka ndodhur edhe në të kaluarën, së shpejti tregjet financiare do të përballen me një tërmet të vërtetë, që do të bëjnë të bjerë gjithë sistemi me një efekt domino shkatërrues. Në atë periudhë vërtet CIA shtypi tituj obligacionesh me vlerë biliona dollarë për tu transferuar në tregun kinez, me qëllim që të provokonte rënien e komunizmit. Por sot në të njëjtën mënyrë
