E Shtunë, 31 Tetor 2026

Milano, bukuroshet dëshmojnë në gjyqin e Berluskonit

Një sërë bukuroshesh, modele e ikona televizioni, kanë dëshmuar dje në Gjykatën e Milanos në gjyqin kundër ish-kryeministrit Silvio Berluskoni. Një prej tyre, modelja me origjinë marokene, Imane Fadih, 27 vjeçe, tha se Berluskoni vëzhgonte i entuziazmuar, ndërsa vajza të veshura si murgesha kërcenin në tub në një prej festave të tij bunga-bunga. Ajo tha se vajzat të veshura me kostume në versionin femëror e seksi të AC Milan, klubi ku ai është president, dhe disa të tjera me veshje murgeshash, prisnin në katin e parë të vilës së Berluskonit në festat e tij, për të kryer kërcimet joshëse (dhe jo vetëm), me shpresën për të siguruar një punë si prezantuese në një prej kanaleve të tij televizive. Vajzat ishin rekrutuar nga asistentja dentare, e kthyer në deputete e partisë së tij, Nikole Mineti, 26 vjeçe, e cila më pas i shpërblente vajzat me para kesh, bizhuteri e makina.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›