E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kulluri kunder Rames

Akuzave të kryetarit të Partisë Socialiste për Ministrinë e Mbrojtjes i është përgjigjur Sekretari i Përgjithshëm i kësaj ministrie, Edvin Kulluri. Sipas Kullurit, kreu i socialistëve, Edi Rama mashtron kur flet për Bisht Pallën dhe deklaratat e tij synojnë të sulmojnë reformat në ushtrinë shqiptare.

“Forcat e Armatosura janë të organizuara dhe po reformohen sipas strukturave të NATO-s. Kjo pasi reformat në fushën e mbrojtjes janë angazhim FA-së. Por opozita s'interesohet për reformat nga Ministria e Mbrojtjes, përkundrazi ajo sulmon Ministrinë me letra anonime”, deklaroi Kulluri.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›