Gazetari amerikan: “Ju tregoj Kosovën e vitit 1982”
Speciale e “The New York Times”-it në Prishtinën e sunduar nga serbët. Ndëshkimi i nacionalistëve dhe politika e komunistëve pro-titistë
David BINDER
Një varg prej 20 makinash, që arriti në stacionin hekurudhor të fushës së pluhurosur të Serbisë Jugore të dielën pasdite, ishte pjesë e një ceremonie martesore, por gjithashtu, ishte edhe një demonstrim politik. Makina e parë dhe e fundit valëvisnin flamujt e kuq me shqiponjën e zezë dykrenore, me në krye yllin e artë, - simbol ky i Republikës Popullore Socialiste të Shqipërisë. Kjo ishte një mënyrë identifikimi në ceremoninë martesore që bëhej prej tyre në më shumë se 20 muajt e fundit, si një shenjë kryengritëse e popullsisë etnike shqiptare 1.5 milionëshe kundër shumicës sllave. Pjesa më e madhe e shqiptarëve vendas jetojnë në këtë rajon. Në qoftë se kjo do të ishte vetëm një çështje e të valëviturit të flamurit të fqinjëve shqiptarë në provincën autonome të Kosovës, e cila është e ligjshme, qeveria e Beogradit do ta cilësonte një gjë pa rëndësi.
Por, gjatë dhunës në rritje në protestat e marsit të vitit 1981, në Universitetin e Prishtinës numëroheshin disa të vrarë dhe qindra të plagosur. Kishte pasur thuajse gjatë gjithë javës incidente të dhunshme, zjarrvënie të qëllimshme, plaçkitje dhe sabotime industriale, pjesa më e madhe e të cilave ishin përgatitur nga sllavët (serbët dhe malazezët që jetonin jashtë provincës) kundër popullsisë vendase autoktone të Kosovës.
Dy javë më parë, Hidajet Hyseni, një gazetar shqiptar dhe udhëheqës i padeklaruar që mbështeste marksizëm-leninizmin në Kosovë, ishte dënuar me 15 vjet burg. Trupi gjyqësor tha se grupi i tij ishte në favor të shkëputjes së vendit nga Jugosllavia dhe bashkimit me Shqipërinë. Hartat e guidave turistike të prodhuara kohët e fundit për Kosovën tregonin një vijë kufitare midis provincës dhe shtetit të tyre nënë, Serbisë; por nuk kishte vijë ndarëse midis Kosovës dhe Shqipërisë.
Veprimet e dhunshme ishin marrë përsipër nga Ismail Bajra, një shqiptar etnik dhe anëtar i Presidiumit të Partisë Komuniste të Provincës, me 57 apo 58 organizata nacionaliste dhe irredentiste, të cilat tashmë janë shpërndarë. Zoti Bajra tha në Prishtinë, në kryeqytetin e vendit, se 20 prej drejtuesve të këtyre organizatave ishin burgosur me nga 15 vjet burg; 480 ishin dënuar më lehtë, ndërsa më shumë se 1200 ishin burgosur me disa muaj burgim. Në mënyrë të paqartë ai i lidhte nacionalistët ilegalë me qeverinë komuniste të Shqipërisë dhe monarkistët shqiptarë në ekzil, por argumenti nuk shkonte në një pikë. Megjithatë, udhëheqësit në Beograd fajësonin fuqitë e huaja, të cilat, për fat të mirë thoshin privatisht se “nuk kishte shenja që Tirana të kishte ndërhyrë në Kosovë që prej vitit 1981”.
Zoti Bajra këmbëngul se stabiliteti politik po rritej dita-ditës në Kosovë. Megjithatë, policë dhe ushtarë janë vënë në gatishmëri në të gjithë provincën, ku që në mbrëmje po vazhdojnë incidentet e dhunës. Më tepër se 20 mijë serbë të frikësuar kanë lënë provincën këtë vit, në zonat e populluara nga sllavët që para vitin 1981. Urrejtja është e prekshme gjatë shëtitjeve tradicionale të mbrëmjes teksa shëtisnin qytetarët në bulevardin kryesor të Prishtinës. Shqiptarët ecin në anën veriore, ndërsa serbët në anën jugore. Forca të shumta policore mbajnë kontrollin në mes.
Duke denoncuar nacionalistët si “tradhtarë”, zoti Bajra tha se më tej se ai po shikon në tërësi një republikë të ndarë ose të përfshirë brenda një “Shqipërie të Madhe”. Ata ishin duke kërkuar në mënyrë të pastër që Kosova e shqiptarëve të pastrohej prej të gjithë sllavëve. Akoma shqiptarët e Kosovës kanë standardet më të ulëta të jetesës dhe nivelin më të lartë të papunësisë, por që marrin dyfish më shumë të ardhura sesa fqinjët e tyre të afërt kufitarë; ku llogaritet rreth 100 dollarë për frymë, ndërsa në Shqipëri të ardhurat arrijnë në rreth 600 dollarë për frymë. Në të vërtetë shqiptarët e Kosovës gëzojnë një kulturë të konsiderueshme dhe liri personale, në ndryshim nga dhuna e ashpër në Tiranë.
Ngrehina e Kosovë, me etnitetin më të ri të Europës, ka vënë udhëheqësit etnikë shqiptarë në një dilemë. Si edhe politikat jugosllavë, ata janë angazhuar për politikën e Titos, të “vëllazërisë dhe unitetit”, për barazi etnike në shtetin shumetnik. Por, si politikanë kosovarë, ata duhet gjithashtu të përfaqësojnë shumicën etnike shqiptare, duke u konsideruar si përfaqësues lokalë dhe që nuk hezitojnë të shpallin akuzën për “tradhtarë” për zotin Bajra dhe kolegët e tij. Zoti Bajra do të parapëlqejë të adoptojë një kredo nacionaliste modeste, duke marrë disa prej sloganeve të radikalëve. “Gjithashtu, ne shqiptarët jemi në mënyrë të qartë populli më i vjetër i Europës dhe shteti më i ri i tij”, - thotë ai. “Ne çmojmë të kaluarën tonë”. Duke folur para studentëve të Universitetit të Prishtinës, ku brenda tij zihej me nacionalistë të thekur, ai foli me sloganet e tyre dhe përmendi Skënderbeun, heroin shqiptar të shekullit XV, që luftoi kundër turqve. “Unë punova shumë, prodhova dhe pastaj ju mund të thoni ‘Rroftë Skënderbeu!’. Ai e shqiptoi atë në shqip ‘Rroftë Skënderbeu’”.
Problemet e nacionalizmit të ri shqiptar mbeten të mëdha dhe me sa duket të vështira.
Kosova është e pavarur përsa u përket fondeve federale për zhvillimin ekonomik dhe merr subvencionet më të shumta se çdo rajon i Jugosllavisë. Shumë prej parave të Beogradit akoma shkojnë në mënyrë të dukshme për projektet që u shërbejnë interesave etnike; të tilla si të shpenzuarit për programet e studimit në universitetin e shqiptarëve. Në Beograd janë hapur fjalë që sugjerojnë se Banka Kosova përdor fondet për të blerë fermat e serbëve dhe më pas ato t’u kalojnë shqiptarëve.
Në zanafillë, të gjitha këto nisën këtu rreth 593 vjet më parë në Fushë Kosovë (Polje Kosovo), fusha e mëllenjave të zeza. Në këtë plan, elita e fisnikërisë serbe ra përpara sulmit të luftëtarëve që po shtrinin Perandorinë Osmane. Disfata shkatërrimtare e vitit 1389 çoi në një eksod të ngadalshëm të serbëve etnikë. Kjo lëvizje vazhdon edhe sot. Tani stacioni i trenit të Polje Kosovo, i cili ndodhet pranë Prishtinës, gjithashtu mban emrin e tij në shqip Fushë Kosovë, pranë emrit serb.
Shkrimi është publikuar në “The New York Times” më 28 nëntor 1982
Titulli është redaksional
Përgatiti: Albert Gjoka
Në numrin e së shtunës do të lexoni
“The New York Times” në vitin 1983: “Ja cili do të jetë fati i Jugosllavisë”
Gazetari amerikan David Binder bën analizën e Federatës Jugosllave dhe perspektivën e saj
Cili do të jetë fati i Sllovenisë, Kroacisë, Maqedonisë, Bosnjës dhe Republikës së Kosovës
Gazetari që njeh shumë mirë politikën e Beogradit flet edhe për faktorin shqiptar në Maqedoni e Kosovë
Për më shumë, na ndiqni në numrin pasardhës
22 Shkurt 2008