Gazetari digjet i gjallë gjatë transmetimit

Vidal dhe një tjetër pjesëtar i personelit janë duke u trajtuar në spital me djegie të rënda.
Të afërm të tij thanë se Vidal ka qenë duke raportuar mbi kontrabandën në zonën kufitare me Argjentinën, në kohën kur ndodhi sulmi. Ai pësoi djegie në fytyrë, krahë dhe kraharor, sipas dhëndrit të tij, Esteban Farfan.
Një teknik i studios, Karen Anza, pësoi gjithashtu lëndime nga sulmi. Disa dëshmitarë okularë thanë se sulmuesit hodhën gjithashtu përzierje molotovi. Farfan tha se vjehrri i tij ka qenë një kritik i ashpër i qeverisë provinciale dhe i ka shprehur kritikat e tij edhe në transmetim.
Ai u shpreh se beson se pas këtij sulmi fshihen motive politike, por policia nuk ka dhënë ende asnjë koment mbi motivet e mundshme. Tre persona janë arrestuar si të dyshuar për pjesëmarrje në këtë sulm.