Guardiola donte të jetë në distancë

Johan Cruyff ka shpjeguar se vendimi i Pep Guardiolas për të lëvizur drejt New Yorkut ishte i motivuar nga nevoja për të qenë në distancë nga puna si trajner.
Pep u largua nga Barça pas katër vjetësh të suksesshëm, për të jetuar përkohësisht në SHBA.
“Pep jeton në SHBA tash sepse kishte katër vjet intensiv në Barça. Donte të jetë në distancë nga futbolli. Në New York ai mund të lëvizë ku të dojë dhe nuk do ta njohin, kështu që mund të mendojë për të ardhmen. Ai i sheh gjërat mjaft qartë dhe është i hapur me opinionet e tij”, theksoi legjenda holandeze, i cili aktualisht e udhëheq përfaqësuesen e Katalunisë.