Në aeroplanin e Katzynskit ka pasur TNT?

Prokurorët dhe ekspertët për lëndë shpërthyese, të cilët kanë kontrolluar mbetjet e aeroplanit në Rusi, në krahët dhe kabinën e aeroplanit kanë zbuluar TNT dhe nitroglicerinë, theksoi gazeta, duke mos përmendur burime.
Në raport u theksua se gjurmë të lëndëve shpërthyese janë zbuluar edhe në 30 ulëse, si dhe në rajonin ku më 10 prill të vitit 2010 u rrëzua aeroplani, përderisa po i afrohej aeroportit në Smolensk.
Në ndërkohë, në Varshavë para dy ditësh u gjet i vdekur njëri nga dëshmitarët kryesor të rrëzimit të aeroplanit, Remigius Mus, ndërsa hetuesit theksuan se bëhet fjalë për vetëvrasje.
Mus, i cili në momentin e katastrofës gjendej në kabinën e një aeroplani, i cili një orë para tragjedisë kishte ateruar në Smolensk dhe i cili nëpërmjet radiolidhjeve kishte dëgjuar bisedën e pilotëve të aeroplanit presidencial me kontrollorin në Smolensk, është gjetur i varur në bodrumin e shtëpisë së tij në Varshavë.