Gazetari i këpucëve, në gjyq më 19 shkurt
Përcaktohet data e gjykimit të gazetarit irakian që goditi me këpucë ish-presidentin amerikan, Xhorxh Bush. Akuza zyrtare do të jetë ajo e sulmit ndaj një shtetari të huaj. 30-vjeçari Muntadar al-Zeidi, i cili konsiderohet nga shumë irakianë si hero për këtë gjest, është në gjendje arresti që nga 14 dhjetori, dita kur lëshoi të dyja këpucët drejt kokës së ish-presidentit amerikan. Duhej të ishte gjykuar që në dhjetor, por skuadra e avokatëve të tij arriti ta shtynte ditën në kërkim të zbutjes së akuzës.