E Diel, 1 Nëntor 2026

Ekuador, përzihet diplomati i lartë amerikan

Presidenti majtis i Ekuadorit ka urdhëruar përzënien e një diplomati të lartë amerikan, duke e akuzuar për pezullimin e ndihmave për programin antidrogë në këtë shtet. Në fjalimin e përjavshëm televiziv, Rafael Korrea, atasheu amerikan, Armando Astorga, ishte "fyes e arrogant" dhe se e kishte trajtuar Ekuadorin si të ishte një koloni. Ambasada amerikane në Ekuador mohoi përfshirjen e diplomatit në çdo ndryshim të politikave të SHBA në Ekuador dhe njoftoi se Astorga aktualisht qe larguar.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›