Rusia mirëpret politikën e re amerikane
Zëvendëskryeministri rus, Sergei Ivanov, mirëpriti dje premtimin amerikan për të "shtypur butonin e rifillimit" në raportet mes dy fuqive të mëdha, duke e përkufizuar "lëvizje tepër pozitive". Zyrtari i lartë rus u takua me zëvendëspresidentin amerikan, Xho Baiden, në një konferencë mbi sigurinë, të zhvilluar në Mynih të Gjermanisë, një ditë pasi Baiden kishte komentuar politikat e reja të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në arenën ndërkombëtare. Gjatë fjalimit, Baiden kishte folur për caqet e rrezikshme ku qenë shtyrë marrëdhëniet midis NATO-s dhe Rusisë. Ky takim ishte i rangjeve më të lartë që kur Barak Obama është vendosur në Shtëpinë e Bardhë, në muajin janar.
Zëvendëspresidenti amerikan, në fjalën e mbajtur të premten, tha se kishte ardhur çasti të rishikoheshin ato zona ku NATO-ja mundej dhe duhej të bashkëpunonte së afërmi me Rusinë. Por para takimit me Ivanovin, paralajmëroi se do të kishte mosmarrëveshje lidhur me përfshirjen në NATO të Gjeorgjisë, republikë e ish-Bashkimit Sovjetik, e cila, sipas zëvendëspresidentit amerikan, duhet të zgjedhë vetë nëse do t‘i bashkohet apo jo këtij grupimi ushtarak.
Moska kundërshton me forcë çdo përpjekje për zgjerimin e NATO-s në zonat ku dikur shtrihej Bashkimi Sovjetik. Në fjalimin në Mynih, Baiden u shpreh: "Është çasti, këtu po perifrazoj Presidentin Obama, për të shtypur ‘butonin e rifillimit‘ dhe të rishikojmë ato zona ku NATO mundet dhe duhet të bashkëpunojë së afërmi me Rusinë". Ai shtoi se ndoshta nuk do të jetë e mundur që Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Rusia të bien dakord mbi gjithçka "por se dy shtetet mund të kenë mosmarrëveshje, por gjithsesi të bashkëpunojnë në ato pika ku interesat tona përputhen dhe ato përputhen në shumë çështje".
Por Baiden pa me vend të premten të bënte me dije se Shtetet e Bashkuara mbeteshin ende të gatshme të përdornin forcën në emër të sigurisë kombëtare. "Nuk ekzistojnë konflikte mes sigurisë sonë dhe idealeve tona. Ato përforcojnë njëra-tjetrën. Forca e armëve na garantoi fitoren e pavarësisë dhe, përgjatë historisë, forca e armëve na ka mbrojtur lirinë", vërejti zëvendëspresidenti.
Para konferencës së të premtes ishte spekuluar shumë mbi mundësinë që Baiden do të shpallte pezullimin e planeve të administratës "Bush" për ndërtimin e një sistemi mbrojtës kundër raketave, që është pritur shumë keq nga rusët dhe që është pasqyruar edhe me nota të ashpra të diplomacisë ruse ndaj vendeve evropiane ku mendohet se do të instalohen këto sisteme. "Ne do të vazhdojmë të zhvillojmë sistemet kundër raketave për t‘iu kundërpërgjigjur rritjes së kapaciteteve nukleare të Iranit, teknologji që ka rezultuar e efektshme dhe me kosto të përballueshme", tha Baiden në takimin me ekspertët e sigurisë dhe liderët evropianë. Por ai vërejti: "Këtë do ta bëjmë duke u konsultuar me aleatët tanë të NATO-s dhe me Rusinë"