Rama: Berisha të japë shpjegime për interkonjeksionin me Kosovën

“Linja e interkonjeksionit Shqipëri-Kosovë është bllokuar prej një viti dhe po mbahet peng qeveria gjermane. Qeveria shqiptare të japë shpjegime. Berisha duhet të përgjigjet jo të gënjejë”, tha Rama në mbledhjen e grupit.
Ai shtoi se ky projekt është bllokuar paturpësisht nga qeveria e lidhur me mafien. “Nuk i dimë të gjitha arsyet pse qeveria shqiptare nuk njeh arsyet për çlirimin e linjës me Kosovën të furnizimit me energjie. Ka mbetur peng e qeverisë shqiptare mafie. Ka marrë miratimin dhe nga banka gjermane dhe sërish ka mbetur peng. Berisha të çlirojë një orë e më parë projektin që shpëton Kosovën, dhe të garantojë projektin që mos t'u humbë paratë Shqipërisë dhe shqiptarëve. Diçka nuk ka funksionuar kur duhet, dikush duhet të ndëshkohet nga ky turp kombëtar”, tha Rama. Kreu socialist i drejtoi tre pyetje qeverisë, por shtoi se nuk besonte se do të merrte përgjigje.
1-Pse është bllokuar prej një viti ky projekt strategjik për Kosovën e shqiptarët?
2-Pse qeveria shqiptare nuk i kanë dhënë asnjë përgjigje prej një viti financuesit të projektit?
3-Pse qeveria shqiptare e ka parë të tillë në kundërshtim me cdo norme etike dhe shoqërore të mos bashkëpunojë me një qeveri aq të rëndësishme si qeveria gjermane?
Në vijim, Rama u kërkoi deputetëve të partisë së tij që të përgatisin një interpelancë me kryeministrin Sali Berisha për këtë qëllim. “Nuk pres përgjigje të sinqerta nga kryeministri në kushtet ku është. Jam i bindur se ai vetë është regjisori i kësaj shfaqje. Të përgatitim urgjent interpelancë me kryeministrin që të nisë urgjent projekti. Siç funksionon ky shtet kjo qeveri që nuk sheh interesin kombëtar kur para syve ka një copë për ta shqyer dhe për të marrë para. Megjithatë nuk do donim që kjo është një tjetër histori ku flamuri kombëtar bjerë në gjysmë shtizë dhe shtiza u ngulet shqiptarëve prapa shpine për përfitime banale të vetat”, vijoi. /Start/
2012-04-17 13:32