Pezull zgjedhja e nënkryetarit të KLD-së, Topi “ikën”!

Mbledhja e KLD-së për të votuar nënkryetarin e ri ishte paralajmëruar për më datë 18 prill, por gjatë ditës së mërkurë, Presidenti Bamir Topi do të udhëtojë për një vizitë zyrtare në Maqedoni.
Topi shkon në Shkup në një moment kur tensionet etnike atje janë shtuar shumë gjatë ditëve të fundit.
Kështu, mbledhja e radhës e KLD-së do të duhet të bëhet pas kthimit të kreut të Shtetit. Ndërkohë, ministri i Drejtësisë, Eduard Halimi, e konsideroi si antikushtetues propozimin e Presidentit të Republikës, të Ilir Mustafajt, si kandidat për të qenë në postin e nënkryetarit të KLD-së.
Halimi i ka dërguar një letër Presidentit, ku sqaron ligjet që lidhen me emërimin e zv/kryetarit. “Zgjedhja e një nënkryetari të Këshillit të lartë të Drejtësisë nga radhët e gjyqtarëve përbën një akt të paprecedentë në traditën Kushtetuese të ushtrimit të veprimtarisë së presidentit në detyrën e kreut të Këshillit të Lartë të Drejtësisë. Ky propozim krijon tension institucional artificial në organizimin dhe funksionimin e KLD-së. Në bazë të Kushtetutës dhe një vendimi të gjykatës Kushtetuese nënkryetari i KLD nuk duhet të jetë nga radhët e gjykatësve, të cilët ushtrojnë efektivisht detyrën. Zoti Mustafaj është zgjedhur anëtar i KLD në vitin 2010 nga konferenca gjyqësore kombëtare”, thuhet në letër.
Kreu i Drejtësisë kërkon që Topi të revokojë kandidaturën e Mustafajt. “Gjatë mbledhjes nga anëtarët e KLD-së dhe unë personalisht u ngrit dhe u diskutua çështja e antikushtetueshmërisë së propozimit për zgjedhjen ne pozicionin e zv/kryetarit të KLD-së të një anëtari nga radhët e gjyqtarëve. Në cilësinë e ministrit të drejtësisë, ju kërkoj revokimin e propozimit tuaj sepse ai bie ndesh me nenin 147 të kushtetutës së republikës së Shqipërisë”, thuhet më tej. Halimi shpreh gatishmërinë për të bashkëpunuar në vijim për zgjidhjen e kësaj çështjeje.
“Në cilësinë e Ministrit të Drejtësisë, njëkohësisht anëtar për shkak detyre të Këshillit të Lartë të Drejtësisë, mbetem i angazhuar për të përçuar në këtë Këshill frymën institucionale të bashkëpunimit dhe luajalitetit kushtetues nën parimin e ndarjes dhe balancimit të pushteteve nga njëra anë, por edhe të parimit të ligjshmërisë. Në këtë kuadër, Ju ftoj të tërhiqni propozimin tuaj për zgjedhjen në detyrën e zëvendëskryetarit të KLD-se, një anëtar nga radhët e gjyqtareve te zgjedhur nga Konferenca Gjyqësore Kombëtare. Ky propozim, jo vetëm përbën një akt të paprecedentë në traditën kushtetuese të ushtrimit të veprimtarisë së Presidentit të Republikës, në detyrën e kreut te Këshillit të Lartë të Drejtësisë sepse është antikushtetues, por mbi të gjitha krijon tension institucional artificial dhe dëmton zhdërvjelltësinë, qe aktiviteti i këtij Këshilli duhet të ketë nën drejtimin e një anëtari gjyqtar”, thuhet më tej.
Një ditë më parë u zhvillua mbledhja e KLD-së për të diskutuar dhe vendosur për postin e nënkryetarit. Mbledhja e radhës pritet të shoqërohet sërish me debate të ashpra midis palëve dhe veçanërisht për përzgjedhjen e nënkryetarit, që mazhoranca kërkon ta ketë të tijin. /S.Lleshi/Start/
2012-04-17 14:41