Huti me afatet e regjistrimit të veturave në Maqedoni

Shkup, 7 gusht- Automjetet të cilat i plotësojnë standardin Euro 1 nga dita e enjte nuk do të mund më të importohen në Republikën e Maqedonisë. Të gjithë qytetarët të cilët kanë importuar automjete me këtë standard do të duhet ta përshpejtojnë procedurën për legalizimin e tyre. Ata të cilët do të vonohen nuk do të mund t'i regjistrojnë me targa të Maqedonisë.
Në Maqedoni në gjashtë muajt e ardhshëm lirshëm do të mund të importohen vetëm automjetet të cilat së paku e plotësojnë standardin ekologjik Euro 2.
Nga Ministria e Punëve të Brendshme kanë paralajmëruar se do të organizohen kontrolle aksionare dhe të gjitha automjetet të cilat drejtohen në kundërshtim me Ligjin do të merren dhe do të dorëzohen në procedurë të mëtutjeshme doganore.
Ndërkohë që mungesa e informatave nga ana e qeverisë për vazhdimin e afatit për regjistrim të automjeteve, bëri që pronarët e automjeteve t’i bllokojnë qendrat për homologim, firmat e shpeditorëve dhe terminalet doganore. Kjo rrëmujë mori hovin më të madh prej momentit ku MPB apeloi deri të shërbimet që punën e tyre ta kryejnë deri më 5 gusht, sepse menjëherë ato do të fillojnë me kontrollet e akcizave dhe atyre automjeteve që nuk janë regjistruar do të pasojnë procedurat e mëtejshme doganore dhe gjobat. Ndërkaq, qeveria e bëri të veten dhe vendosi që afatin për regjistrimin e automjeteve që i plotësojnë standardet Euro 1 ta vazhdojë deri në shtator. Përmes kësaj konkluze mund të shohim se qëllim i qeverisë është që në gjashtë vitet vijuese që të vlejnë standardet Euro 2, dhe pastaj që të regjistrohet automjeti në shtet ajo duhet që t’i plotësojë më së paku standardet Euro 3.
Nga qendrat për homologim dhe nga shërbimet për transportim të mallrave thanë se qytetarët nuk kanë ditur gjë për vazhdim të afatit edhe dy muaj dhe duke menduar se afati po skadon i kanë pritur ditët e fundit dhe na kanë bllokuar.
Drejtori i drejtorisë së doganave në Maqedoni, Vanço Kargov, gjithashtu, informoi se në kohën e fundit kanë volum të madh të punës. Për shkak të numrit të madh të ankesave, shoqëruesit doganor Shkupi 1, Shkupi 2 dhe Shkupi 3 kanë punuar edhe të shtunave. Importimi i automjeteve gjysmake me akciza të zvogëluara dhe dogana filloi prej 13 marsit, ku vetëm në terminale doganore në shtet janë doganuar më shumë se 33.000 automjete, dhe në procedurë të doganimit janë edhe 500 tjera. Afati i fundit nga i cili targat e huaja të këtyre automjeteve duhet të ndërrohen me të tonat kalon me 30 shtator.