E Diel, 1 Nëntor 2026

Kinë, zjarr në një minierë, 18 të vdekur

Ngjarja ndodhi dje në lokalitetin Zhaoyuan, në provincën Shandong. 50 minatorë ishin bllokuar në minierë, por ky bilanc u rishikua disa herë, pasi skuadrat e shpëtimit arritën të nxjerrin disa minatorë. Vdekja e shumicës së minatorëve ka ardhur nga thithja e tymrave helmues.

Sipas vlerësimeve të para të hetimit, një kabëll elektrik mendohet të ketë shkaktuar zjarrin në minierën e arit në Lingnan. Nga 329 minatorët që punonin në fundin e minierës kur ra zjarri, 279 kanë arritur të dalin shpejt, njoftoi një zëdhënës i skuadrave të shpëtimit, i cituar nga agjencia Hsinhua.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›