Politikanët shqiptarë pajtohen me stabilitetin e brishtë në Maqedoni

Shkup, 7 gusht- Partitë politike shqiptare në Maqedoni pajtohen plotësisht me vlerësimet e institucioneve ndërkombëtare për konstatimet e dhëna lidhur me stabilitetin e Maqedonisë, i cili është vlerësuar me notë mesatare. Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI dhe Demokracia e Re (DR) janë të mendimit se gjendja ekonomike dukshëm ka ndikuar edhe në stabilitetin e vendit dhe marrëdhëniet ndëretnike.
Nënkryetari i Parlamentit nga radhët e BDI-së, Rafiz Haliti thotë se në të ardhmen duhet të angazhohemi më tepër në përmirësimin e kësaj situate, si dhe në aspektin e marrëdhënieve ndëretnike.
“Mendoj se ata kanë dhënë një vlerësim real për Maqedoninë, por edhe për Ballkanin, pasi që ajo është gjendja reale. Kriza ekonomike sjell edhe tensione politike. Gjithsesi se kjo situatë e përgjithshme ka ndikime edhe në Maqedoni”, deklaroi Haliti. Sipas tij, respektimi i të drejtave dhe lirive të njeriut do një përkushtim më të madh në të ardhmen. Ai bën të ditur se ky segment i ngarkon marrëdhëniet ndëretnike. Numri dy i shtëpisë ligjvënëse, Haliti pajtohet me këtë vlerësim të revistës “Foreign Policy”, duke shtuar se duhet të punohet që të kemi prosperitet në përmirësimin e raporteve ndëretnike.
Deputeti i DR-së, Abedin Zymberi thotë se gjendja reale dhe ajo faktike e Maqedonisë është edhe më e keqe nga ajo që paraqitet në atë vlerësim. Ai në këtë drejtim potencon arrestimet, maltretimet dhe likuidimet e pafajshme që janë bërë në Maqedoni. “Maqedonia në aspektin ekonomik dita-ditës po dobësohet dhe, si rezultat i kësaj, cenohet siguria e qytetarëve, ku edhe shkelen të drejta e qytetarëve konkretisht të atyre shqiptarë. E gjithë kjo e bën që vendi të paraqitet si i pasigurt. Edhe përkundër vlerësimeve se në Maqedoni ka një stabilizim të mesëm, këtu është edhe më keq”, thekson Zymberi, duke rikujtuar proceset e montuara politike, rrëmbimet, likuidimet etj. Ai akuzon institucionet shtetërore se bashkëpunojnë me kriminelët.
Zymberi më tej potencon se ende nuk ka reforma të shëndosha në polici dhe gjyqësi. Ekspertë nga fusha e sigurisë thonë se edhe gjatë kohë vlerësimet do të jenë në këtë formë me një dozë rezerve për tre shtetet e Ballkanit Perëndimorë - Maqedoninë, Kosovën dhe Bosnjën, për të cilat ende nuk është e qartë ardhmëria e tyre si shtete.
Përndryshe, rezultatet e hulumtimit të bëra nga revista amerikane e politikës së jashtme “Foreign Policy”, Maqedonia është vend me stabilizim të mesëm. Sipas këtij hulumtimi, Maqedonia rangohet në vendin e 100 nga 177 shtete. Radhitja është bërë sipas disa kritereve për stabilitet, midis të cilave më të rëndësishëm janë situata ekonomike, kriminaliteti dhe respektimi i të drejtave të njeriut.