E Shtunë, 31 Tetor 2026

Konsensusi, miratohet kalendari 3-javor

TIRANE- Konferenca e Kryetarëve miratoi dje me konsensusin e palëve kalendarin 3 javor të punës. Me kërkesën e kreut të deputetëve socialistë, Gramoz Ruçi u shty edhe një javë shqyrtimi i ligjit për ngritjen e Gjykatës Administrative, draft i cili pritet të diskutohet në datën 15 mars nga komisioni i ligjeve.

Gjatë mbledhjes së zhvilluar pa praninë e medias, Ruçi apeloi gjithashtu nevojën e shpejtimin të punës me reformën zgjedhore dhe atë parlamentare. Gjithashtu u vendos që javën e ardhshme të mblidhet edhe këshilli i mandateve, për të diskutuar lidhur me zëvendësimin e deputetes socialiste, Rudina Seseri, e cila dorëzoi mandatin në Kuvend.

Ndërkohë, Namik Dokle, bashkëkryetar i komisionit të reformës parlamentare, në një prononcim tha dje se “është bërë progres për çështje relativisht me një peshë jo të madhe në ndryshimet e rregullores së Parlamentit, por çështja më kyçe, ajo e rikthimit të votimit të fshehtë duket se do të jetë pika më e vështirë për palët”.
(m.a/GSH/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›