Qyteti Studenti: Godina me 50 familje, pesë ditë pa ujë
TIRANE- Prej pesë ditësh godina nr. 19 në Qytetin Studenti po vuan mungesën e ujit,- një godinë familjare ku janë strehuar 50 familje. Ata shprehen të shqetësuar për situatën anormale që janë duke kaluar, pasi sipas tyre janë kryer të gjitha pagesat e parashikuara.
Në bazë të rregullores, këto familje janë të detyruara të bëjnë një pagesë të përbashkët të ujit dhe dritave, me një vlerë mujore prej 8000 lekësh. “Po mbushim ujë me kova edhe pse e kemi një kontratë dhe kemi likuiduar të gjithë shumën e nevojshme, deri në fund të vitit. Ne kemi kontratën, ndërkohë që drejtori i QS, Bujar Brovina na ka shkëputur tubat”,- shprehen të shqetësuar banorët e kësaj godine.
Nga ana tjetër, drejtori i Qytetit Studenti, Bujar Brovina i kontaktuar nga ana jonë, shprehet se Ujësjellësi është duke kryer disa punime dhe për këtë arsye është bërë edhe ndërprerja. Gjithashtu, ai deklaron se mund të përgjigjet vetëm për godinat e studentëve dhe jo për këtë godinë familjare. Afati i zgjatjes së këtyre punimeve nuk bëhet i ditur, ndërkohë që banorët nuk mund të bëjnë gjë tjetër, veçse të presin.
(m.a/Gazeta Shqiptare/BalkanWeb)