Punësimi me kontratë, qeveria shton 106 punonjës
TIRANE - Përmes një vendimi, Këshilli i Ministrave vendosi dje të shtojë numrin e punonjësve me kontratë të përkohshme në qeverisjen qendrore.
Sipas vendimit, numri i punonjësve me kontratë të përkohshme për vitin 2012-të, që do të shtohen në njësitë e qeverisjes qendrore është 106.
“Efektet financiare për zbatimin e këtij vendimi përballohen nga shpenzimet korente, të miratuara në buxhetin përkatës të vitit 2012, të njësive të qeverisjes qendrore. Ngarkohen ministritë dhe institucionet buxhetore, të përmendura në lidhjen nr.2, të depozitojnë pranë Ministrisë së Financave detajimin e numrit të punonjësve në përputhje me kriteret e përcaktuara në vendimin nr.1703, datë 24.12.2008, të Këshillit të Ministrave, ‘Për vendosjen e standardeve të shërbimeve dhe aktiviteteve sezonale/ të përkohshme për ministritë dhe institucionet buxhetore’”, përfundon vendimi.
(er.nu/GSH/BalkanWeb)