E Diel, 1 Nëntor 2026

Elbasan, vritet me një plumb në kokë pronari i lokalit

ELBASAN- Ekzekutohet me një plumb në kokë një 40- vjecar në qytetin e Elbasanit. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm në lagjen “Dyli Haxhire” të qytetit të Elbasanit.

Viktima është shtetasi Almir Cani 40-vjec, babai i një vajze. Cani është qëlluar me armë përpara shtëpisë së tij, ndërsa autorët janë ende të paidentifikuar.

Nga burimet e para të policisë, mësohet se 40-vjecari Cani është thirrur në emër nga vrasësi, e më pas është qëlluar me një plumb në kokë. Bëhet me dije se Cani ka qënë pronar i një lokali në këtë qytet.

Raportohet se policia e Elbasanit ka shkuar menjëherë në vendngjarje por ende nuk dihen shkaqet e vrasjes, ndërsa nuk bëhet e ditur se ku janë përqendruar hetimet.
(ma.ar/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›