Gazetarja franceze që akuzoi ish-kreun e FMN padit 5 gazetarë
FRANCË- Të tjera zhvillime në cështjen Strauss-Kahn. Kamarierja e hotelit që akuzoi ish-shefin e FMN-së, tani ka paditur edhe 5 gazetarë të New Jork Post, të cilët kanë shkruar se ajo bën edhe prostitutën. Padia është paraqitur sot në një gjykatë në Bronks, ku dhe jeton punonjësja e Sofitel, e cila akuzoi Strauss-Kahn për sulm seksual.
Avokatët e emingrantes 32-vjecare nga Guinea Ekuatoriale depozituan padinë kundër gazetës Nju Jorkeze, e cila në datat 2 dhe 4 korrik shkruante se viktima e supozuar e përdhunimit nga ish-kreu i FMN-së, ofronte edhe shërbime ekstra për klientët e hotelit ku punonte si kamariere.
Por, nga ana tjetër, avokatët e gazetares franceze Tristane Banon e cila akuzon ish-shefin e FMN-së ka tentuar ta përdhunojë në një apartament në Paris në vitin 2003 ndërsa ajo po e intervistonte, kanë dorëzuar sot padinë në një gjykatë në Paris.
Ndërkohë padia e parë ndaj Strauss-Kahn pritet të rrëzohet, pasi mësohet se Prokuroria e Manahatanit është gati të tërheqë akuzat duke mbyllur kështu cështjen të paktën nga pikëpamja penale. Lajmi raportohet po nga New York Post, por edhe nga New Jork Times.
(e.m/NEWS24/BalkanWeb)