E Shtunë, 31 Tetor 2026

Foshnjat e lindura me prerje cezariane të rrezikuara!

HOLLANDË- Zhvillimet teknologjike vitet e fundit kanë bërë që lindjae një bebeje në jetë një kënaqësi për nënat e reja të cilat e shijojnë momentin më të magjishëm të jetës së tyre. Mënyrat e ndryshme të të lindurit mundësojnë që lindjet të ndodhin pa shumë dhimbje dhe mundim për femrën e cila është në pritje të ëmbël, por kjo nuk ndodh me fëmijët!

Mjekët kanë zbuluar se flindjet me prerje cezariane mund të jetë një komoditet për nënë, por nuk ndodh kështu me fëmijën që ajo mbart në barkun e saj. Sipas gjinokologëve bebet e ardhura në jetë me preje cezariane janë më të prirura për t'u sëmurë në muajt e parë të jetës së tyre, pasi foshnjat e lindura në këtë mënyrë rrezikojnë të sëmurën nga astma.

Një alarm të tillë e japin shkencëtarët holandezë dhe ata zviceranë. Mjekët shfaqjen e astmës tek të porsalindurit e shpjegojnë me faktin se fëmijët të cilët lindin me prerje cezariane, nuk bien në kontakt me bakteret e nënës dhe në këtë mënyrë nuk krijojnë imunitet të mjaftueshëm.

Studiuesit të cilët kanë arritur në këto rezultate shprehen se 80 % e fëmijëve që vijnë në jetë me mënyrën cezariane janë të rrezikuar të vuajnë nga astma. Por, përvec mënyrës së lindjes ato këshillojnë të merren parasysh edhe gjenet të ciat kanë një rol ë rëndësishëm në shfaqjen e sëmundjes.

Përshembull fëmijët që i kanë të dy prindërit të sëmurë me astmë, janë të rrezikuar tri herë më shumë për ta zhvilluar sëmundjen në krahasim me fëmijët, prindërit e të cilëve nuk vuajnë nga astma. Numri i lindjeve me prerje cezariane është në rritje, ndërsa jo rrallë kjo është një dëshirë e nënës për të mos vuajtur gjatë lindjes sesa nevojë mjekësore.
(e.m/Mia/BalkanWeb)

Më shumë nga Teknologjia

Të gjitha ›