E Shtunë, 31 Tetor 2026

Meningjiti, 11 te prekur per dy muaj

Ne fillim te ketij viti, nje numer i madh personash rreth 11, nga i gjithe vendi rezultuan te prekur nga semundja e meningjitit. Sipas te dhenave te ISHP-se, shumica e ketyre rasteve ishte meningjit bakterial, ai i formes se rende. Ndersa nje numer me i vogel pacientesh shfaqen shenja te meningjitit viral. Rasti i pare u shfaq te dy motra ne Pogradec, vetem 3 dite pas hyrjes se 2008-es, ku fillimisht u dyshua per ardhje te ketij virusi nga vendet fqinje. Por, me perhapjen e rasteve, mjeket hodhen poshte kete hipoteze, nderkohe qe te prekurit ishin nga mosha 3-vjecare e deri ne ate 65 vjec. Me perhapjen e 11 rasteve, mjeket e shendetit publik nuk harruan te japin keshillat e para, nderkohe qe u moren masa per futjen e vaksines ne kalendar. Berja publike e simptomave ishte nje tjeter mase qe u por nga ISHP ne menyre qe infeksioni te parandalohej ne fazen e pare dhe jo ate te avancuar. Mjekim i menjehershem i gjendjeve virale si dhe infeksioneve te tjera respiratore, sepse favorizojne semundjet bakteriale dhe meningjitin. Kjo ishte keshilla kryesore qe dhane mjeket per sa i perket kapjes ne kohe te meningjitit. Sipas drejtuesve te shendetit publik, u keshillua trajtimi i ketyre pacienteve te semure me grip. Kurse vete personeli mjekesor duhet te perdore maskat respiratore dhe familjaret te trajtohen me antibiotike per t'u mbrojtur nga semundja.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›