Debati në Kuvend, celular pranë qelisë së Delijorgjit
Qelia e Mihal Delijorgjit, kreut të kompanisë “Alba Demil”, i burgosur për tragjedinë e Gërdecit, është kontrolluar me imtësi dje në mëngjes nga policia e Burgut 313 në Tiranë.
Bastisja e qelisë ku mbahet biznesmeni i hekurit është bërë vetëm 20 ditë pas një tjetër kontrolli të mëparshëm, i cili në fakt kishte zbuluar një telefon celular. Por mëngjesin e djeshëm, vetëm një ditë pasi në Kuvend deputetët u përfshinë në debate dhe akuza se Mihal Delijorgji po mbante telefon në qelitë e paraburgimit, vendi ku mbahet biznesmeni është krehur imtësisht nga Policia e Burgjeve. Burimet e sigurta nga burgjet i thanë dje në mbrëmje gazetës “Panorama”, se kontrolli i djeshëm në qelinë e Delijorgjit është bërë në bazë të planit të zakonshëm të punës, duke lënë të kuptohet se verifikimi nuk është nxitur nga debatet e deputetëve në Kuvend. Por, pavarësisht kësaj, qelia e Mihal Delijorgjit është bastisur vetëm një ditë pasi në Kuvend u pretendua se biznesmeni po mbante telefon në qeli, edhe pse ndodhej në gjendje arresti. Burimet e konfirmuara nga burgjet pohuan dje, se kontrolli i 20 ditëve më parë kishte zbuluar një telefon celular. Edhe bastisja e ditës së djeshme ka zbuluar një tjetër telefon, i cili në fakt është marrë përsipër nga një tjetër i paraburgosur, edhe pse është gjetur në ambientet e përbashkëta të repartit të burgut ku mbahet i izoluar Mihal Delijorgji. “Nuk mund të konfirmohet në mënyrë përfundimtare nëse celulari është mbajtur dhe përdorur nga ky person, pasi aparati i sekuestruar është pa kartë. Në këto kushte nuk mund të identifikojmë numra, thirrje apo mesazhe që do të ndihmonin në saktësimin e identitetit të personit që ka përdorur celularin”, thanë burimet e burgjeve.
Debati në Kuvend
Dy ditë më parë, gjatë seancës parlamentare për imunitetin e tij, deputetët u përfshinë në debate, ndërsa parlamentarët e majtë akuzuan se Delijorgji po mbante telefon edhe në qelitë e burgut. Ish-ministri i dorëhequr i Mbrojtjes, Fatmir Mediu, tha se: “Nuk kam asnjë lidhje me Delijorgjin, as të drejtpërdrejtë, as të tërthortë, asnjë marrëdhënie me të, siç mund të kenë disa që paradite e shajnë dhe pasdite i dërgojnë habere në qeli”. Deklaratën e ish-ministrit të Mbrojtjes e kundërshtoi deputeti socialist Taulant Balla, i cili akuzoi Mediun se komunikonte me Delijorgjin: “Edhe Mediu të mos abuzojë me fjalën, pasi i drejtohemi Drejtorisë së Policisë dhe t’i sekuestrojë telefonin atij që është në qeli”, tha Balla. Burime nga burgjet pohuan dje se qelia e Delijorgjit, ashtu si çdo qeli tjetër në burg, i është nënshtruar kontrolleve rutinë nga forcat e sigurisë së burgut, të cilët kanë gjetur në atë repart një aparat celular para 20 ditëve dhe një telefon tjetër mëngjesin e djeshëm. Gjithsesi burimet nuk përjashtojnë mundësitë që Delijorgji të komunikojë me persona jashtë burgut. Ai ka mundësi që nga kabina e burgut të telefonojë dhe të flasë me personat që ndodhen jashtë, pasi kjo është një e drejtë e të burgosurve. Më tej burimet nuk përjashtuan mundësinë që Delijorgji të komunikojë me celular, të cilin mund ta fshehë në qelinë e ndonjë bashkëvuajtësi apo të përdorë për këtë qëllim të burgosurit që punojnë në ambientet e brendshme të burgut.
Delijorgji s‘pagoi, sekuestro bakrit të predhave për borxhin e Uzinës në Gramsh
TIRANE - Nuk pagoi punëtorët e uzinës, gjykata bllokon produktet e predhave të Delijorgjit. Vendimi është marrë dje në Gjykatën e Tiranës nga gjyqtari Artur Gaxhi, i cili pranoi kërkesën e drejtorit të Uzinës Mekanike të Armatimit në Çekin të Gramshit, për të bllokuar produktet që kanë dalë nga demontimi i predhave të artilerisë për t’i shitur ato në mënyrë që të shlyhen pagesat e punëtorëve. Gjykata argumentoi dje në vendim se gjithçka midis Mihal Delijorgjit dhe Drejtorisë së Uzinës së Armatimit në Gramsh, ka nisur më 25 shkurt të këtij viti, kur është nënshkruar një kontratë për demontimin e 40.380 predhave të artilerisë 100 milimetër kundrejt një pagese 170 lekë të reja për copë, ose e thënë ndryshe, në përfundim të procesit të punës shoqëria “Alba Demil” do të paguante uzinën me 6.864.600 lekë. Puna për demontimin ka vazhduar deri më 15 mars, kur shpërtheu uzina e Gërdecit dhe firma “Alba Demil”, presidenti i saj, Mihal Delijorgji dhe drejtori i Përgjithshëm, Dritan Minxolli, u morën në përgjegjësi penale. Deri në këtë moment në Gramsh ishin demontuar 14.095 predha, duke dalë si produkte 4.310 kilogramë bakër; 17.665 kilogramë tritol dhe 136 kilogramë ekzogjen. Ndërsa detyrimi i firmës “Alba Demil” për uzinën e Çekinit duhet të ishte 2.396.150 lekë të reja, të cilat nuk janë paguar ende. Duke mos pasur rrugë tjetër zgjidhjeje që të marrë pagesën, Drejtoria e Uzinës mekanike iu drejtua Gjykatës së Tiranës, duke i kërkuar bllokimin e më pas sekuestrimin produkteve që kanë dalë nga demontimi i predhave dhe më pas t’i shesë ato në ankand shtetëror dhe me fitimin të shlyejë rrogat e prapambetura të punëtorëve. Për të vërtetuar këtë pretendim, Uzina e Armatimit depozitoi në gjykatë bashkë me kërkesën për sigurimin e padisë edhe të gjitha provat shkresore. Kështu, gjyqtari i çështjes administroi në proces një kopje të kontratës noteriale së lidhur midis “Alba Demil” sha dhe Uzinës Mekanike Gramsh e firmosur nga krerët e dy shoqërive, Mihal Delijorgji dhe Fiqiret Mato. Po kështu, pala paditëse solli në proces edhe procesverbale të ndryshëm dhe fatura që kishin të bënin me sasinë e punës së përditshme në uzinë, si dhe sasitë me municione që dërgonte “Alba Demil” dhe që i çmontonte uzina. Ndërsa pala e paditur në proces nuk arriti të sillte ndonjë faturë të paguar për llogari të uzinës mekanike. Më tej përfaqësuesi i palës paditëse pohoi se kontrata konsiderohej e prishur në momentin që firma “Alba Demil” u penalizua nga shteti për ngjarjen e rëndë të Gërdecit, dhe pas kësaj ishte e pamundur të komunikohej me krerët e kësaj shoqërie, në mënyrë që të shlyhej pagesa e parashikuar në kontratë. fa.ma.
Ish-punëtorët e Gërdecit në grevë urie
Ish-punëtorët e fabrikës së çmontimit të municioneve në Gërdec filluan dje një grevë urie, duke kërkuar dëmshpërblim ekonomik për tragjedinë që u është shkaktuar.
Trazhgim Sokolaj
Hyrja në grevë erdhi pas letrës së dytë që ata i dërguan Kryeministrit Sali Berisha për të cilën nuk kanë marrë asnjë përgjigje. Më datë 29 maj 2008, ish-punëtorët e fabrikës së çmontimit të fishekëve dhe predhave në Gërdec i kanë dërguar një letër të dytë kreut të Qeverisë, duke i kërkuar dëmshpërblim për fatkeqësitë që kanë pësuar më 15 mars të këtij viti. Pasi kanë pritur për më tepër se një javë dhe nuk kanë marrë asnjë përgjigje, ish-punëtorët e Gërdecit, të dëmtuar nga tragjedia dhe të gjendur në vështirësi financiare serioze, kanë hyrë në grevë urie pa afat, duke paralajmëruar se lista e 26 viktimave që gjetën vdekjen në Gërdec mund të shtohet me emrat e tyre, në rast se ekzekutivi nuk merr masa për t’i dëmshpërblyer. Paralajmërimi i ish-punëtorëve që rrezikuan jetën dhe u plagosën në fabrikën e Mihal Delijorgjit ka qenë i prerë: Nëse Qeveria nuk plotëson kërkesat e tyre, ata do të qëndrojnë të izoluar pa afat.
Kërkesat e punëtorëve
“Më 29 maj i dërguam një letër Kryeministrit, ku i kërkuam të na dëmshpërblejë për tragjedinë që na ndodhi. Pas kaq ditësh nuk kemi marrë asnjë përgjigje, ndaj kemi vendosur të hyjmë në grevë urie me shpresën se hallet tona do gjejnë zgjidhje. E kemi paralajmëruar Qeverinë të plotësojë kërkesat tona dhe ajo nuk denjoi të na dëgjojë. Qeveria e di mirë që aty kanë vdekur 26 persona dhe duhet të jetë në pritje që kjo listë të rritet me ndonjë nga ne që kemi vendosur të flijohemi deri në plotësimin e kërkesave tona”, tha Andi Belliu, kreu i shoqatës së grevistëve të punëtorëve të fabrikës së Gërdecit. Punëtorët kërkojnë lidhjen e një pensioni prej 40 mije lekësh për familjet që humbën anëtarët e tyre nga tragjedia dhe ndihmë emergjente në shumën e 400 mijë lekëve për familjen e secilit punëtor. Kërkesat e grevistëve vijojnë me caktimin e një dëmshpërblimi prej 150 mijë lekësh dhe asistencë deri vitin tjetër për secilin prej punëtorëve, që u plagosën si pasojë e tragjedisë së Gërdecit. Punëtorët kërkojnë gjithashtu lidhjen e sigurimeve shoqërore sipas vështirësisë së punës që kanë pasur. Më tej, ish-punëtorët e Gërdecit kërkojnë dëmshpërblim financiar edhe për makinat që u janë dëmtuar si pasojë e shpërthimit, të cilat ishin parkuar pranë fabrikës se çmontimit në kohën kur ndodhi tragjedia e Gërdecit.
Tragjedia
Ish-punëtorët që çmontonin predha të artilerisë së rëndë në Gërdec e kanë të qartë se dëmin psikologjik që u është shkaktuar, nuk mundet t’ua dëmshpërblejë askush. “Kemi hyrë në borxhe, morëm vetëm 1 milion lekë të vjetra dëmshpërblim për secilin. Tani jemi në një gjendje që nuk dimë si të mbajmë familjet. Punonim duke çmontuar plumba dhe shumë nga ne u plagosën ditën kur ndodhi ngjarja më 15 mars. Shteti nuk ka lidhi kemp, pasi nuk ishim të siguruar nga pronari i fabrikës”, shprehen grevistët.
“Ngecin” hetimet për tragjedinë, pritet vendimi për imunitetin
TIRANE – Hetimet e Prokurorisë për tragjedinë e Gërdecit, shkaqet, rrethanat dhe fajtorët e saj, thuajse kanë ngecur. Organi qendror i akuzës më 25 prill 2008 i kërkoi Kuvendit autorizim për të filluar hetimet ndaj ish-ministrit të Mbrojtjes Fatmir Mediu. Deri në momentin kur u hartua kërkesa për Kuvendin, Prokuroria kishte kryer hetime intensive për ngjarjen duke mbledhur prova, dokumente, duke pyetur dëshmitarë si dhe duke realizuar ekspertiza dhe këqyrje të imtësishme të vendit të ngjarjes. Por prej më tepër se një muaji, dosja “Gërdeci” ka njohur vetëm veprime rutinë si verifikimi i dokumenteve në Ministrinë e Mbrojtjes apo pyetja e ndonjë dëshmitari për episode të ndryshme të ngjarjes. “Konflikti” mes Prokurorisë dhe Kuvendit lidhur me dokumentet që organi i akuzës dërgoi në Kuvend në mbështetje të kërkesës për heqjen e imunitetit të ish-ministrit duket sikur vonoi më tej procedurën. Në këtë mënyrë hetimet e Prokurorisë duket se kanë ngecur për shkak se procedimi ka shkuar në atë gjendje, saqë veprimet e mëtejshme nuk mund të bëhen pa verifikuar pozicionin e ish-ministrit të Mbrojtjes. Çdo veprim hetimor ndaj tij, jo vetëm që nuk lejohet nga ligji, por edhe është i pavlefshëm në rast se më parë Kuvendi nuk ka dhënë autorizimin për fillimin e hetimeve penale ndaj tij. Në këtë mënyrë, Prokuroria është vendosur në pozita pritje lidhur me vendimin e Kuvendit për imunitetin e ish-ministrit Mediu. Gjithsesi, në Prokurori vazhdojnë të mbërrijnë përfundime ekspertizash apo verifikimesh të kërkuara më parë nga institucione të ndryshme. Pak ditë më parë është përkthyer edhe dosja e hartuar nga 6 agjentë amerikanë, të cilët hetuan për 1 javë në krateret e shpërthimit në Gërdec. t.s