Digjet nga flakët banesa dykatëshe
SHKODER - Një zjarr i fuqishëm shkrumboi mbrëmjen e së enjtes një banesë private dykatëshe në lagjen “Partizani” të Shkodrës, në pronësi të Ahmet Lekës.
Rreth orës 20:30 janë parë flakët e para nga fqinjët e familjes Leka, të cilët kanë lajmëruar menjëherë zjarrfikësit dhe policinë. Në këtë banesë prej kohësh nuk jetonte njeri e si rrjedhojë nuk ka pasur të lënduar, por dëmet materiale llogariten në disa milionë lekë. Zjarri ka shkrumbuar gjithçka që ndodhej në banesë, madje nga flakët ka pasur dhe shembje të çatisë. Grupi hetimor në vendngjarje që po kryen veprimet hetimore ende nuk e ka përcaktuar origjinën e zjarrit, por nga dëshmitë e komshinjve dyshohet se një kolpo e energjisë elektrike ka provokuar një shkëndijë e më pas flakët janë përhapur në çdo anë të shtëpisë. r.d