Gazetat iraniane: KarlaBruni duhet të vdesë.Qeveria kritikon mediat
IRAN- Ministria e Jashtme iraniane kritikon gazetat të cilat një ditë më parë cilësuan zonjën e parë franceze një prostitutë të pamoralshme, pasi kjo e fundit ishte kundër vendimit të ekzekutimit të gruas iraniane për tradhti bashkëshortore.
Karla Bruni është një prej figurave të njohur franceze e cila publikoi një letër drejtuar gruas iraniane, rasti i së cilës shkaktoi reagime të forta në arenën ndërkombëtare.
Gazetat iraniane e cilësuan Karla Brunin një prostitutë italiane, duke ju referuar dhe jetës së saj private lidhur me martesën e saj me presidentin francez i cili i dha fund martesës së tij për tu rimartuar me Brunin, që sipas ligjeve iraniane do të thotë dënim me vdekje edhe për të.
“Duke parë jetën e Karla Brunit duket qartë motivi pse kjo grua imorale mbështet gruan iraniane e cila është dënuar me vdekje për tradhti bashkëshortore e që u shpall fajtore për vrasjen e burrit të saj. Në fakt ajo meriton të vdesë. ” shkruajnë gazetat.
Ndërkohë zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme iraniane i bëri apel mediave vendase të përdorin një gjuhë më të përmbajtur.
Gruaja iraniane Ashtiani, nënë e dy fëmijëve, është goditur 92 herë me kamxhik për lidhjen e saj të jashtëligjshme me dy meshkuj. Ndërkohë dënimi me vdekje për momentin është pezulluar.
Vrasjet, tradhëtitë bashkëshortore, përdhunimet, grabitjet e armatosura dhe trafikimi i lëndëve narkotike janë të gjitha akte që dënohen me vdekje në Iran që prej Revolucionit Islamik të vitit 1979.
(e.n/news24/BalkanWeb)