Kosovë, kërkimepër varrezë masivenë Vushtri
PRISHTINE- Në fshatin Zhilivodë të komunës së Vushtrisë, kanë filluar mëngjesin e sotëm gërmimet në një zone të dyshuar si varrezë masive. Sipas drejtuesve të komisionit qeveritar për të pagjeturit, gërmimet fillimisht do të bëhen për të përcaktuar “përbërjen gjeologjike të shtresave të dheut dhe për të përcaktuar se çfarë masash duhen ndërmarrë, për të mbrojtur potencialin njerëzor dhe teknik gjatë gërmimeve”.
Ata thanë se gërmimet po bëhen në praninë e një numri të madh vëzhguesish dhe ekspertësh ligjorë, vendorë e ndërkombëtarë. Për momentin nuk ka asnjë informacion mbi numrin e mundshëm të trupave të pajetë që mund të gjenden në këtë varrezë dhe as për përkatësinë e tyre etnike.
Ndërsa në minierën e Thëngjillit në Bardh të Madh, pritet të fillojnë kërkimet e mbetjeve mortore të serbëve të zhdukur në vitin 1998. Dyshohet se në këtë hapësirë ishin varrosur trupat e pajetë të 25 serbëve të vrarë, midis të cilëve ishin edhe 9 minatorë.
(m.a/tg/BalkanWeb)