E Diel, 1 Nëntor 2026

Pogradec, 380 nxënësdo të nisin nisin shkollënnë godinën “gërmadhë”

POGRADEC- 380 nxënës në fshatin Remenje të Pogradecit do të nisin këtë vit të ri shkollor në një godinë jashtë cdo funksioni.

Godina është e amortizuar dhe shumë klasa kanë dalë jashtë funksionit pasi u përfshinë nga flakët disa muaj më parë, ndërsa shumë klasa nuk ngjajnë aspak si të tilla.

Situata bëhet më serioze kur sheh shumë pranë godinës së shkollës një gabinë elektrike që përbën rrezik për fëmijët.

Për këtë shkollë është bërë gati një projekt për kryerjen e rikonstruksionit të saj , por ende nuk është bërë lëvrimi i fondeve.

Ndërkohë 380 fëmijët që mësojnë në këtë shkollë nuk dihet ende se si do të mund të mësojnë në këto ambiente.
(e.n/news24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›