E Shtunë, 31 Tetor 2026

Akcizat rrisin cmimete produkteve ushqimore

TIRANE- Konsumatorët shqiptarë po përballen me rritje të cmimeve të artikujve që si ambalazh përdorin objekte plastmasi e qelqi. Kjo pasi më vendimin e qeverisë për përfshirjen në kategorinë e akcizave edhe të plasmasit dhe qelqit, çmimi i qumështit, ujit, vajit dhe shumë produkteve të tjera është rritur menjëherë me të paktën 10 lekë për litër, kosto këto që prodhuesit dhe tregtarët ua kanë faturuar qytetarëve.

Rritja e cmimeve të këtyre produkteve është goditje për konsumatorët, të cilët pjesën dërrmuese të buxhetit të tyre e përdorin për tu ushqyer.

Kryetari i shoqatës së konsumatorëve, Islam Cani e konsideron të gabuar politikën e rritjes së akcizave për plastmasin, në një kohë që sipas tij në gjithë botën kjo lëndë po përdoret gjithnjë e më pak për ambalazhim.

“Rritja e akcizave është e dëmshme për konsumatorin, se është ai që e pëson. Kur luftohet që konsumatorit ti plotësojmë dëshirat dhe ta kënaqim ne po e çorodisim atë duke i dhënë cmime më të larta” shprehet kryetari i shoqatës së konsumatorëve.
(e.n/news24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›