E Diel, 1 Nëntor 2026

Gazi, bombolat pa standarde, do dalin jashte perdorimit Eglantina Nasi

Te gjitha bombolat e gazit, te cilat nuk permbushin standardet e duhura, do te dalin jashte perdorimit. Ndersa do te aplikohen kontrolle rigoroze ne pajisjet dhe impiantet qe sherbejne per ta depozituar, ambalazhuar dhe tregtuar gazin e lengshem. Keto jane masat e parashikuara per t’u ndermarre nga ana e ministrise se Ekonomise, Tregtise e Energjetikes, per t’iu pergjigjur keshtu shqetesimeve te ngritura lidhur me keto procese. Konkretisht, ne nje reagim te saj ndaj shqetesimit te ngritur nga Zyra per Mbrojtjen e Konsumatorit, lidhur me kete problematike, dikasteri i METE-s, sakteson se po e ndjek me vemendje ate. Duke garantuar me tej se depozitimi, ambalazhimi dhe tregtimi i gazit te lengshem, jane procese qe tani e tutje do te kryhen nen rregulla me te forta sigurie dhe mbikeqyrjen e posacme te strukturave pergjegjese te tij. “METE informon se ceshtjen e rritjes se metejshme te sigurise per pajisjet dhe impiantet e gazit te lengshem, e konsideron nje ceshtje shume te rendesishme, te cilen e ka trajtuar dhe vazhdon ta trajtoje”, citohet me tej ne njoftimin e ministrise ne fjale mbi kete ceshtje. Duke shtuar ne terma praktike, se ne kuadrin e permiresimit te situates se krijuar, do te ndermarre hapa konkrete ne drejtim te rritjes se rigorozitetit ne kontrollin e pajisjeve, qe perdoren ne tregun e gazit te lengshem. Pa lene menjane, as mundesine tjeter, ate te nderhyrjes ne kuadrin ekzistues ligjor te tregut te gazit te lengshem, per te garantuar keshtu aktivitetet brenda tij, te zhvillohen ne respektim te kerkesave dhe normave te sigurise ne cdo impiant apo njesi tregtimi. “METE ne bashkepunim me ministri edhe institucione te tjera te kesaj fushe, po konsideron edhe mundesine e permiresimit te kuadrit ligjor ekzistues te kesaj fushe, nepermjet realizimit te ndryshimeve te nevojshme ligjore apo nenligjore per rritjen e metejshme te sigurise per pajisjet dhe impiantet qe sherbejne per depozitimin, ambalazhimin dhe tregtimin e gazit te lengshem, ne menyre qe ato te jene sipas te gjitha standardeve te nevojshme qe te garantojne sigurine e konsumatorit”, perfundon qendrimi i METE-s mbi kete dukuri.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›