Gjykata e Lartë liron Minxollin,radhën e ka Pinari e Delijorgji
03/02/2011 Gjatë gjyqit, ish-drejtori i punishtes së Gërdecit do të qëndrojë në “arrest shtëpie”
TIRANE-Gjykata e Lartë liron nga qelia ish-drejtorin e fabrikës së Gërdecit, Dritan Minxolli. Nga ana e Kolegjit Penal është marrë vendimi i revokimit të masës së sigurisë së të pandehurit me pretendimin se arresti me burg ka humbur fuqinë ligjore. Sipas togave të zeza të kryeura nga gjyqtari Andi Çeliku është vlerësuar se arresti me burg nuk është më i vlefshëm, duke caktuar masën e sigurisë arrest shtëpi për Minxollin. Ndërsa në seancën gjyqësore janë lexuar pretendimet e mbrojtësit, sipas të cilit i pandehuri po mbahej padrejtësisht në qeli. Sipas avokatit Arben Prifti, afatet e paraburgimit kishin skaduar dhe i pandehuri duhet të lihet i lirë duke iu revokuar kjo masë sigurie. Gjykata e ka pranuar kërkesën e mbrojtësit duke e lënë të lirë njërin nga të pandehurit kyç të procesit “Gërdeci”. Ndërsa pritet që në ditët në vijim të shqyrtohet edhe kërkesa e të pandehurve Mihal Delijorgji, Ylli Pinari e Sokol Ngjeçi për revokim mase sigurie. Vendimi i djeshëm i Gjykatës së Lartë ka hedhur poshtë togat e zeza të gjyqit Gërdeci, të cilët disa herë kanë refuzuar kërkesën e të pandehurit Minxolli. Ndërsa trupi gjykues i Gërdecit e ka çmuar si të pabazuar në ligj kërkesën për revokim masë sigurie, duke pretenduar se për të pandehur ishin në fuqi edhe dy muaj paraburgim. Por ditën e djeshme Kolegji Penal ka arritur në përfundimin se masa e sigurisë e ka humbur fuqinë e saj ligjore, duke e liruar nga qelia e paraburgimit 313 të pandehurin Dritan Minxolli. Menjëherë pas vendimit të togave të zeza i pandehuri është liruar nga prangat dhe është shoqëruar për në banesën e tij, ku dhe do të presë përfundimin e gjyqit. Ndërkohë që procesi Gërdeci nuk po mund të zhvillohet për shkak të mungesës së mbrojtësve duke dështuar kështu 20 seanca gjyqësore. Procesi gjyqësor “Gërdeci” numëron në total 29 të pandehur, të cilët janë nën akuzë për tragjedinë e 15 marsit.
Avokati
“U bë një vit e katër muaj që kur ka nisur ky proces gjyqësor, dhe klienti im nuk mund të qëndrojë më në burg. Klientit tim i kanë skaduar afatet e paraburgimit, kështu që kërkoj nga gjykata lirimin e menjëhershëm të Dritan Minxollit”,- avokati Arben Prifti.
Taktikat e Dritan Minxollit për të dalë i “larë”
1- I pandehuri i Prokurorisë Dritan Minxolli, fillimisht ka kërkuar lirimin në Gjykatën e Shkallës së Parë, duke pretenduar se prej pesë muajsh i kishin përfunduar afatet e paraburgimit. Kërkesa e tij, rrëzohet nga togat e zeza me argumentin se nuk ka përfunduar afati i paraburgimit.
2- Duke pësuar humbje në shkallën e parë Minxolli, i drejtohet Gjykatës së Apelit ku kërkon lirimin nga burgu. Kërkesa e tij bazohej në të njëjtat fakte me atë që kishte paraqitur në shkallën e parë, ku argumentohej fakti se afatet kanë filluar që prej datës 13 mars, kur dosja kaloi nga Prokuroria në Gjykatën e Lartë. Kërkesa e tij u refuzua nga Apeli.
3- Duke humbur të dyja shkallët, Minxolli i drejtohet Gjykatës së Lartë me të njëjtën kërkesë. Kolegji penal i mbledhur për të shqyrtuar kërkesën e Minxollit ka vendosur lirimin e këtij të fundit duke, për shkak të përfundimit të afateve të paraburgimit.