E Diel, 1 Nëntor 2026

Integriteti shqiptar

Fakti që Shqipëria si pozitë gjeografike gjendet në pjesën perëndimore të Ballkanit dhe i përket kontinentit të Evropës ka frymëzuar vazhdimish shqiptarët pas viteve 90 e në vazhdim për një të ardhme me te lumtur dhe mirëqënie më të lartë. Partitë politike që kanë udhëhequr vendin jo pak por sa herë që kanë gjetur rastin kanë keqinterpretuar takimet me anëtarë të BE'së ose firmosjen e ndonjë marrveshjeje për t'i thënë zgjedhësve se ata që do tju çojnë drejt Evropës jemi Ne dhe jo Ata (opozita). Nënshkrimi me 12 Qershor 2006 e Marrveshjes së Stabilizim Asocimit ishte me të vërtete një hap i rëndësishëm në konkretizimin e aspiratatve të popullit shqiptar por asnjëherë ı mjaftueshëm për të zgjidhur problemet e shoqërisë shqiptare. Sado që reklamohet si një ceremoni, nënshkrimi i marrveshjes nuk ishte gjë tjetër vecse një hap i një procesi që kërkon shumë më shumë punë dhe angazhim, si nga politika ashtu dhe nga shoqëria, se ç'është arritur deri më sot.
Për vetë natyrën liberale, të popullit shqiptar dhe pozitën gjeografike antarësimi i Shqipërisë,ndonëse vonë, është i pashmangshëm. Vonesat dhe pengesat e krijuara nga mentalitete prapanike, mungesë vizioni dhe kulture te intelektualëve dhe spektrit politik si duket do ti shkaktojnë dhe në vazhdimesi, ashtu sic në të kaluarën, plagë dhe dhimbje shoqërisë mbarë shqiptare. Si rrjedhojë e mungesës së një kulture politike, cështja e integrimit nga një cështje kombëtare është kthyer në një cështje pronësije ku partitë politikë në vend që të unifikohen në një qëndrim të vetëm bëjnë deklerata pronësije të procesit. Në vend të unitetit diversiteti, në vend të tolerancës dhe bashkpunimit përçarja dhe insistimi, gjithësecili në të veten për interesa të ngushta dhe lobingesh, sharjet, ofendimet, urrjetja, inati sibolizojnë civilizimin politik që orjenton shoqërin shqiptare.
Në debatin Qose-Kadare, intelektualë dhe akademikë kontributin e tyre e japin nëpërmjet debateve të panevojshme në kërkim të identitetit dhe integritetit. Sikur nuk ju mjaftuan rilindasve tanë elementet për formimin e identitetit kombëtar, sot nëpërmjet këtyre temave, aq sa të panevojshme po aq të rezikshme krijojnë polarizime shoqërore.
Në qoftë se me te vërtetë shteti dhe qeveria mendon ose ka sadopak preokopim për antarësin në BE, prioriteti kryesor duhet ti kushtohet sistemit arsimor dhe edukimit të shqiptarëve të evropës së nesërme, të cilët nëser do të përfajqësojnë vendin në këto struktura. Nësë vazhdon me këtë ritëm arsimimi dhe edukimi e rinisë e ushqyer nëpërmjet kanaleve televizive me ndjenjën e dhunës, drogës, bixhozit, jetës materiale, erotizmit, pornografisë etj, shenja këto të vëna re kohët e fundit në ambjentet shkollore, ka gjasa se do përfundojmë në një ç'integrim vlerash njerëzore.
Çdo vend integrohet me vlerat, traditën dhe kulturën që i shërben realizimit të vizjoneve të veta. Mungesa e nje vizioni të qartë, e kulturës politike, intelektualë të coroditur, arroganca dhe mospajtueshmëria politike len shqipërinë dhe shqiptarët në det të hapur të c”orjentuar nën presionin e interesave të të tjerëve.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›