E Diel, 1 Nëntor 2026

Arabi i sëmurë

Një arab të pasur e zë një sëmundje shumë e rrallë. Të gjithë doktorët e famshëm e vizitojnë por nuk arrijnë në asnjë përfundim. Në fund e viziton një profesor i cili i thotë se mund ta shëronte me një ndërhyrje kirurgjikale. Arabi i pasur e pranon këtë gjysmë i gëzuar. Bëhen përgatitjet për operim, salla e operimit, narkoza, infermierja, doktorët, etj. Profesori thotë që operacioni nuk ka ndonjë vështirësi por gjithsesi për çdo rast të kemi në dorë pak gjak. Por gjaku që kishte pacienti me sëmundje të rrallë ishte shumë i rrallë dhe e kishte vetëm një çifut me emrin Mishon që jetonte në Izrael. I propozohet Mishonit dhe ai pranon të japë gjak.
Operacioni realizohet. Arabi pasi filloi të gëzonte pak shëndet i dërgon Mishonit bashkë me një letër falënderimi shumë ëmbëlsira dhe 100 mijë dollarë. Mishon i pranon i gëzuar.
Pasi kalon pak kohë arabi i pasur sëmuret përsëri e dergjet në shtrat dhe alternativë e vetme ishte përsëri operacioni. Bëhen prapë përgatitjet, i kërkohet përsëri gjak Mishonit dhe sigurisht Mishoni e pranon me gëzim të madh. Bëhet operacioni përsëri dhe arabi i pasur shërohet. Kësaj here së bashku me letrën e falënderimit i dërgon Mishonit vetëm një tepsi bakllava. Mishoni nxehet dhe kap telefonin:
- Ç'paske qenë një koprac ti more!
- Oh i dashur, drita e syve të mi, bujarinë e kam pasur dikur, ndërsa tani në venat e mia rrjedh gjak çifuti...

***

Vajza bjonde dhe brune

Një ditë një bionde e shëndoshë takon një brune shumë të dobët në qytet. Bjondja e shikon për një kohë të gjatë me përbuzje dhe i thotë, "Duke të parë ty do të mendoja që ky vend po vdes nga uria".
Vajza brune i buzëqesh dhe përgjigjet, "Duke të parë ty do të mendoja që ti je arsyeja."

***

Gazetari dhe lajmi

Na ishte një herë një gazetar i cili po kërkonte lajme. Shikon një grumbull njerëzish të mbledhur diku dhe shkon menjëherë pranë tyre. Kur pyet se çfarë ka ndodhur, i thonë që ka ndodhur një aksident. Gazetari pas shumë përpjekjesh nuk arriti të çante shumë turmën. Për të arritur sa më parë në mes thotë, "Hapuni se unë jam djali i të aksidentuarit". Njerëzit hapen dhe në tokë gjendej një gomar i shtrirë....

***

Polici dhe makina

Një polic i thotë një shoku:
- Kam një makinë që ka bërë 300 mijë kilometra, dua ta shes por nuk ma marrin më shume se 500 mijë lekë.
- Çfarë budallai, ulja kilometrazhin dhe shiko sa do ta kërkojnë.

Ky e ul në 150 mijë kilometrazhin, takon përsëri shokun e tij dhe i thotë:
- E bëra 150 mijë, tani ma kërkojnë 1 milion.
- Çfarë budallai, ulja akoma, - i thotë shoku.
Ky e ul deri në 50 mijë kilometrazhin, takon shokun e tij dhe i thotë:
- E bëra 50 mijë kilometrazhin, tani ma kërkojnë 3 milionë.
- Po çfarë pret, shite!
- Tani që është gati e re do ta mbaj për vete!

***

Studimi

Në shkollë mësuesja po shpjegonte:
- Unë studioj, ti studion, ai ajo studion. Çfarë kohe është Toni.
- Është kohë e humbur mësuese!

***

Helikopteri

Një helikopter i policisë humb gjurmët. Dalin për ta kërkuar dhe siç e kishin parashikuar e gjejnë të rrëzuar. Nxjerrin kutinë e zezë dhe dëgjojnë regjistrimin:
- Bashkimo, a ke vapë ti?
- Jo!
- Po mbylle atë dreq ventilatori!

***

I sëmuri

- Doktor më ndihmo! Dola pozitiv me SIDE!
- Mirë atëherë të këshilloj të lyesh trupin me baltëra të ndryshme.
- Funksionon?
- Jo, që do vdesësh dihet ajo, por të paktën mësohesh të rrish nën tokë.

***

Barcaleta

Në një lokal ishin një tufë me njerëz , ngrihet njëri dhe thotë:
- Do t'ju tregoj një barcaletë për policët!
- Shiko se unë jam polic, - i tha njëri.
- S'ka gjë ty ta shpjegoj më vonë!

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›