E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gazmend Haxhia shpallet lider global për 2008

• Forumi ekonomik botëror shpall Gazmend Haxhinë lider të ri global për vitin 2008. Ky titull nderi jepet çdo vit nga kjo organizatë  në formë njohjeje dhe falënderimi për 200-300 liderët e rinj më të mirë nga e gjithë bota për arritjet e tyre profesionale, përkushtim ndaj shoqërisë dhe si potencial për të kontribuar në formimin e të ardhmes në botë. Liderët e Rinj Globalë për 2008-ën përfshijnë 121 liderë të biznesit dhe gjithashtu liderë të qeverisë, akademikë, media dhe shoqëria e gjerë të 65 vendeve. Kjo klasë e re përfaqëson të gjitha rajonet, duke përfshirë Azinë Lindore, Evropën, Lindjen e Mesme dhe Afrikën e Veriut, Azinë e Jugut, Afrikën poshtë Saharasë dhe Amerikën Latine. Gazmend Haxhia është ndërmjet të tjerash bashkëthemelues i ACMS (Qendra Shqiptare për Shërbimet Menaxheriale). Ai i bashkohet 245 ekzekutivëve udhëheqës, figurave publike dhe intelektuale, të gjithë të moshës 40 vjeç apo më të rinj, të përzgjedhur nga e gjithë bota. Forumi Ekonomik Botëror është një organizatë ndërkombëtare e pavarur, e përkushtuar në përmirësimin e gjendjes në botë. Të përzgjedhur nga pothuaj 5000 kandidatë, Liderët e Rinj Globalë të 2008-ës janë zgjedhur nga një komitet përzgjedhës të përbërë nga 31 liderë të shquar ndërkombëtarë të mediave, duke përfshirë këtu Thomas H.Glocer, Drejtor Ekzekutiv i “Reuters”, United Kingdom; Arthur Sulzberger, Drejtor Bordi/President dhe botues i “New York Times”, USA; Robert Thomson, botues i Dow Jones & Company dhe “The Wall Street Journal”, USA; dhe Hisashi Hieda, Drejtor Bordi/President dhe Drejtues Ekzekutiv i Rrjetit “Fuji Television”, Japoni. Komiteti përzgjedhës drejtohet nga H.M Mbretëresha Rania Al Abdullah e Mbretërisë Hashemite të Jordanisë. “Ne besojmë që ky komunitet që përbëhet nga individë të përkushtuar mund të ndryshojë vërtet status-quo. Ata nuk janë vetëm një fasadë e asaj që mund të duket një lidership efektiv dhe bashkëpunues të shekullit 21-të, ata janë aktualisht duke i zbatuar në praktikë këto parime”, thotë David Aikman, drejtuesi i Forumit të Liderëve të Rinj Globalë. “Është privilegji ynë të punojmë me të tillë liderë frymëzues dhe t’i bashkojmë në një rrjet global që zgjeron vizionin dhe aftësitë e tyre edhe më tej, duke i ofruar një platformë globale për të përballuar sfidat kyçe të gjeneratës tonë”, shton ai.Forumi Ekonomik BotërorForumi ofron një skemë bashkëpunimi për liderët në botë, për të zgjidhur çështjet globale, duke angazhuar në veçanti anëtarët e kompanive në shtetësinë globale. E themeluar si fondacion, me seli në Gjenevë, Zvicër, Forumi Ekonomik Botëror është i paanshëm dhe jo-fitimprurës; nuk është i lidhur me interesa politike, militante apo kombëtare. Forumi ka një status konsultues NGO me Këshillin Ekonomik dhe Social të Organizatës së Kombeve të Bashkuara, bashkëthemeluesi i ACMS (Qendra Shqiptare për Shërbimet Menaxheriale). “Forumi Ekonomik Botëror” është një komunitet i vërtetë grupesh interesi të shumëfishtë të vendimmarrësve globalë. Ne kemi nevojë që Liderët e Rinj Globalë të jenë një zë për të ardhmen e procesit të globalizimit dhe si një katalizator për nismat në interes publik global”, thotë Klaus Schëab, themeluesi dhe drejtuesi Ekzekutiv i Forumit Ekonomik Botëror. Krijuar në 2004-ën nga profesor Klaus Schwab, Forumi i Liderëve të Rinj Globalë është i vetëm, një komunitet shumë grupesh interesi me liderët e rinj më të jashtëzakonshëm në botë, të cilët i dedikojnë një pjesë të kohës së tyre për të përballuar së bashku sfidat globale dhe ata janë të përkushtuar të japin dijet dhe energjitë e tyre, që në mënyrë kolektive të punojmë drejt një të ardhmeje më të mirë. Si pjesë e angazhimit të tyre, Liderët e Rinj Globalë japin kohën e tyre grupeve të punës për të filluar, zhvilluar dhe udhëhequr zgjidhje inovative në çështjet e rëndësishme globale, duke përfshirë shëndetësinë, arsimin, mjedisin, qeverisjen globale e sigurinë dhe zhvillimin e varfërinë.Bashkëthemelues i ACMSGazmend Haxhia është edhe një nga bashkëthemeluesit e ACMS, (Qendra shqiptare për shërbimet menaxheriale) e krijuar një vit më parë. Vizioni i kësaj kompanie mbetet zhvillimi i ekonomisë së vendit tonë si rruga e vetme për njohjen mbarëbotërore të Shqipërisë, duhet të vërë theksin në forcimin e ekonomisë së saj në rritje. Sipas përfaqësuesve të kësaj kompanie, ekonomia e fortë është çelësi për pranimin në tregjet bashkëkohorë në të ardhmen. Organizatat e mirëmenaxhuara qofshin ato industriale, hi-tech, të orientuara nga shërbimi, qeveritare, ushtarake ose edukative janë një hap i nevojshëm përpara drejt ekonomisë së fortë dhe të konsiderueshme. Duke edukuar brezat e menaxhereve të sotëm, atyre që do bëhen së shpejti dhe atyre të së ardhmes duke i pajisur ata me trajnimin më të mirë të mundshëm për konceptet, teknikat dhe mjeshtëritë e menaxhimit, sigurohet suksesi i atyre organizatave, bashkëkohoren, si rrjedhojë suksesin e ekonomisë së shtetit.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›