E Diel, 1 Nëntor 2026

Varka e Farkës s‘ishte për lundrim në liqen

• TIRANE – Prokuroria e Tiranës ka arritur në përfundimin se varka e tragjedisë së Farkës është mbytur në liqen si pasojë e humbjes së drejtpeshimit.Sipas hetimeve të organit të akuzës, mësohet se në mes të distancës së lundrimit, pronari i varkës Afrim Dibra u ka kërkuar 18 pasagjerëve të vendoseshin në pjesën e përparme të mjetit lundrues, pasi varka po fuste ujë në pjesën e pasme tek motori. Në këtë moment sipas hetimeve, pasagjerët kanë lëvizur në mënyrë të çrregullt duke humbur kështu drejtpeshimin në lundrim e sipër. Sipas hetimeve, barka është anuar në krahun e majtë dhe më pas ka hyrë në ujë duke shkaktuar mbytjen e 19 personave, nga të cilët shpëtuan vetëm tre prej tyre. Prokuroria e Tiranës ka vendosur që të arkivojë dosjen penale për tragjedinë e Farkës pasi i dyshuari si fajtor i saj, Afrim Dibra ka vdekur bashkë me viktimat tjera si pasojë e mbytjes në liqen bashkë me klientët. Sipas hetimeve të Prokurorisë, barka e ka humbur ekuilibrin pasi nuk ishte e pajisur me mjetet dhe formën e nevojshme për të lundruar në ujëra, ku thellësia është më e lartë se 2-3 metra. Si pasojë e mungesës së pajisjeve të lundrimit, barka është mbytur pasi humbi drejtimin në një pikë të liqenit ku thellësia arrin nga 8 deri në 10 metra. Prokuroria gjatë hetimeve të saj, urdhëroi bllokimin e dy barkave që përdoreshin për transportimin e klientëve që frekuentonin restorant “Liqeni”. Aty ndodheshin mbrëmjen e 6 marsit edhe 19 personat që po festonin ditëlindjen e Alban Hysës. Pasi darkuan në restorant “Liqeni”, pronë e Afrim Dibrës, viktimat nga tri familje dolën rreth mesnatës për t’u kthyer në Tiranë. Pronari i barkës u tha atyre të qëndronin të gjithë në një mjet lundrues, duke mbingarkuar barkën mbi kapacitetin e saj. Për këtë shkak, hetuesit e kanë konsideruar si shkaktar të dyshuar të ngjarjes, pronarin e barkës Afrim Dibra. Gjatë hetimit Prokuroria mori në pyetje tre personat e mbijetuar, si dhe dy dëshmitarët okularë, të cilët ndodheshin në barkë në momentin kur ajo humbi ekuilibrin. Ata treguan se, pronari Afrim Dibra i kishte hipur gjithë klientët në barkë dhe në mes të rrugës u kishte kërkuar atyre të spostoheshin para, pasi barka po fuste ujë në pjesën e pasme të saj. Akuza e konsideron të dokumentuar këtë ngjarje të rëndë, e cila rezulton pa autor.                                     tr.so         

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›