E Shtunë, 31 Tetor 2026

Velipojë, rizgjedhje për kryepleqtë

• SHKODËR – Katër fshatrat kryesorë të komunës së Velipojës do të do të ribëjnë zgjedhje për kryepleqtë e tyre.Kjo, pasi Gjykata e rrethit Shkodër ka hedhur poshtë dje vendimin e këshillit të kësaj komune për mënyrën se si janë zgjedhur kryepleqtë aktualë në 4 fshatrat, të cilët përbëjnë 50 % të zonës së Velipojës. Banorët e fshatrave Baks-Rrjoll, Plazh, Luarzë dhe Pulaj disa muaj më parë më parë kanë bërë një padi në gjykatë ndaj këshillit të komunës. Në dosjet e paraqitura në gjykatë dhe gjatë deklarimeve të bëra në seancat gjyqësore, banorët e zonës kanë akuzuar ashpër drejtuesit dhe anëtarët e këshillit të komunës, të cilët sipas tyre kanë bërë manipulime me zgjedhjen e kryepleqve, të interesuar për manipulime me tokat. Sipas banorëve, skema e zgjedhjes së paligjshme të kryepleqve në këtë zona lidhet me afërsinë që tokat kanë me bregdetin.                                                          r.d.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›