Fier, 6 lagje pa energji elektrike
• FIER – Plot gjashtë lagje të qytetit të Fierit kanë rreth dy ditë pa energji elektrike. Amortizimi total i rrjetit po përsërit prej muajsh kufizimet e thella të banorëve të këtij qyteti.Edhe pse defekti i radhës ka ndodhur që në orën 21:00 të mbrëmjes të së martës, deri pasditen e djeshme nga ana e divizionit të shpërndarjes Fier nuk është marrë asnjë masë për rregullimin e tij. Përfaqësuesit e KESH-it në Fier thonë se, me rënien e shirave preket i gjithë rrjeti që është tepër i amortizuar. Sipas drejtorit të divizionit të shpërndarjes, Arqile Kume, kjo gjendje shpjegohet me lagështirën e tepërt dhe me ndërhyrjet e paligjshme që prekin rrjetin. Defekti i dy ditëve më parë ka ardhur si pasojë e shpërthimit të një kablli elektrik në nënstacionin e Fierit 1, si pasojë e rrjetit tejet të amortizuar. m.r.