E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gazprom-i i drejtohet tregut amerikan

Gjiganti rus i energjisë ''Gazprom'', që dominon tashmë tregjet e gazit në Evropë dhe në disa rajone të Azisë, kërkon ''të pushtojë'' edhe 10 për qind të tregut amerikan në 10-vjeçarin e ardhshëm, parashikoi një nga drejtuesit e kompanisë. ''Prodhuesi i parë i gazit natyror në botë kërkon të arrijë suksesin e regjistruar në Evropë, ku i përgjigjet me 25 për qind të kërkesës për gaz'', theksoi John Hattenberger, president i ''Gazprom'' Marketing & Trading në SHBA. "Objektivi ynë është të futemi fuqishëm në treg... dhe menjëherë të prodhojmë deri në 80 milionë metra kub në ditë në pesë vjet'', theksoi ai para se të përmendë objektivat e prodhimit që mund të dyfishohet deri më 2019 deri në 10 për qind të tregut.
"Ne jemi në kërkim të shoqërive që kanë një pozicion të rëndësishëm në sektorin e gazit në SHBA dhe që kërkojnë të përhapen në Evropë. Gjithashtu, ne do të shesim gaz në Evropë dhe ata do të na shesin gaz në SHBA'', nënvizoi ai.
Që prej kohës që ''Gazprom''-i ka nisur të funksionojë në SHBA në fillim të tetorit, ai tashmë ka njoftuar një këmbim me gjigantin francez të energjisë EDF duke sjellë 17 milionë metra kub gaz në ditë.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›