Haxha thotë se ia ka rritur vlerën PTK-së

Posta dhe Telekomi i Kosovës (PTK), nëpërmes një komunikate për shtyp, thotë se brenda dhjetë muajve të menaxhimit të udhëhequr nga kryeshefi Ekzekutiv, Shyqyri Haxha, kjo kompani ka pësuar ndryshime rrënjësore pozitive në aspektin e menaxhimit, në ofrimin e shërbimeve të konsumatorëve dhe në investimet kapitale.
Kjo ka ndikuar drejtpërsëdrejti në rritjen e vlerës së korporatës, thuhet në komunikatën shpërndarë medieve. PTK gjatë të njëjtës periudhë krahas profitit të planifikuar ka arritur që deri në këtë kohë ta tejkalojë planin për 42 për qind.
Në një prezantim para medieve, Haxha sot ka paraqitur sukseset e menaxhmentit në dhjetë muajt e fundit duke e ilustruar këtë me grafikonet e rritjes së kompanisë në të gjitha fushat. PTK sh.a në fillim të vitit 2009 ka pasur rënie të të hyrave, mirëpo me masat emergjente të ndërmarra në muajt në vazhdim si rezultat i projekteve dhe produkteve të njëpasnjëshme, të cilat i kemi lansuar në treg, uljes së shpenzimeve dhe menaxhimit efikas - ka arritur rezultate të jashtëzakonshme. Duhet përmendur në veçanti realizimin e neto profitit që sipas gjendjes së datës 30. 09. 2009 ishte në shumën prej 40 milionë euro, që është për 111 për qind mbi planin për periudhën e njëjtë, apo thënë ndryshe 42 për qind mbi planifikimin për vitin 2009, ka thënë kryeshefi Haxha.
Si projekte madhore që janë bërë në PTK, Haxha ka përmendur: fitimin e licencës së katërt në Shqipëri; vendosjen e fijeve optike në shkolla dhe në institucione të tjera shtetërore; ristrukturimin e njësive biznesore; Faza e VI (3G); Internet Protocol Television (IPTV); sistemi i ri i BILINGUT; lansimi i numeracionit të ri 045 (50 për qind ngritje e kapacitetit); luftimi i dukurisë SIM TO SIM; ulja e shpenzimeve si dhe rritja e numrit të konsumatorëve dhe e të hyrave financiare.
Posta dhe Telekomi i Kosovës prej ardhjes time ka shënuar pozitivisht një ndryshim evident. Të gjitha këto kanë ndikuar direkt në rritjen e vlerës së kompanisë, numrit të konsumatorëve dhe rritjes së neto profitit, ka thënë, pa modesti, Haxha.