E Shtunë, 31 Tetor 2026

KFOR-i dhe EULEX-i s’do të lejojnë dhunë në Kosovë

Prishtinë -Në një komunikatë të shpërndarë nga misioni evropian për sundimin e ligjit në Kosovë, thuhet se KFOR-i dhe EULEX-i nuk do të lejojnë asnjë lloj dhune në Kosovë dhe do të parandalojnë çfarë incidenti të mundshëm.
Komunikata bën të ditur se, KFOR-i është duke e shtuar prezencën e tij në Mitrovicë, ndërsa edhe EULEX-i do ta shtojë prezencën në veri të Kosovës për të treguar përkushtimin e tij për ta realizuar misionin e paraparë, teksa theksohet se trupat e KFOR-it dhe njësitë e Policisë së EULEX-it do të vazhdojnë të ndihmojnë Policinë e Kosovës të mbajë rregull publik.

KFOR-i dhe EULEX-i u kanë kërkuar të gjithë banorëve të Mitrovicës dhe zonave të tjera të Kosovës, të mbesin të qetë dhe të ndalin çfarëdo veprimi të dhunshëm. Deklarata nënvizon më tej, se KFOR-i dhe EULEX-i janë të gatshëm të përgjigjen fuqishëm ndaj çfarëdo kërcënimeve që i bëhen sigurisë dhe të sigurojnë një ambient të sigurt dhe lëvizjen e lirë.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›