E Diel, 1 Nëntor 2026

Gazpromi ndërpret furnizimin me gaz ndaj Bjellorusisë



Presidenti rus, Dimitri Medvedev urdhëroi gjigantin e naftës Gazprom të ndërpresë furnizimet ndaj Bjellorusisë për shkak të mosmarrëveshjeve lidhur me pagesat e vonuara. Shefi ekzekutiv i Gazpromit, Alexei Miller tha se furnizimet e Bjellorusisë do të shkurtohen gradualisht duke filluar që dje. Mediat ruse njoftojnë se bisedimet do të vazhdojnë mes Minskut dhe Moskës pavarësisht ndërprerjes së furnizimeve. Bjellorusia mohon të ketë këtë sasi për të paguar. Të dyja palët dështuan të zgjidhnin mosmarrëveshjet në bisedimet, pas së cilave zëvendëskryeministri rus Igor Sechin tha se ka shanse që çështja të zgjidhet në gjykatë.

Poloni
Zgjedhjet presidenciale, balotazh mes Komorovskit dhe Kazinskit

Në zgjedhjet presidenciale në Poloni, kryeson kryetari i parlamentit polak, Bronislav Komorovski i Platformës Qytetare Proeuropiane, megjithëse nuk ka marrë shumicën absolute. Më 4 korrik në Poloni do ketë balotazh. 58-vjeçari konsiderohet si favorit, por nuk e ka të sigurt fitoren. Kolegu i partisë së Komorovskit, kryeministri Donald Tusk, para pesë vitesh e shihte veten po ashtu fitimtar të sigurt, por u mund nga Leh Kazinski.
Në rast se Kazinski ia del të bindë zgjedhësit, atëherë zgjedhjet pas dy javësh do të bëhen më tendosëse.

Afganistan
Al Qaeda i propozon Uashingtonit paqe me kushte
Al Qaeda i ka propozuar Shteteve të Bashkuara kushtet për paqe.
Rrjeti terrorist i kërkoi presidentit Obama, të mos ndërhyjë me në botën islame, të tërheqë trupat nga Iraku e Afganistani dhe të mos mbështesë me Izraelin. Në një mesazh të publikuar në faqet islamike, zëdhënësi Adam Yahiye Gadahn, i cili ka lindur në Shtetet e Bashkuara dhe që në video flet anglisht, saktëson se duhet të ketë shumë përqendrim në mesazhet për mosndërhyrje në besimin, mendjen dhe moralin e vlerat e komunitetit mysliman.

Përgatiti: Blerina Olldashi

22 Qershor 2010

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›