Falimenton Malev kompania hungareze sarrin te shlyeje borxhet

Të gjitha fluturimet e kompanisë ajrore “Malev” janë anulluar ditën e premte për shkak të vështirësive financiare. Pas 66 vitesh operimi “Malev” “nuk do të ngrihet më"- bëri të ditur kompania përmes një deklarate për shtyp.
Në janar, Bashkimi Evropian e urdhëroi “Malevin” që të shlyejë rreth 400 milionë dollarë të subvencioneve ilegale shtetërore që kishte marrë në mes të vitit 2007 dhe 2010, meqë BE kishte gjetur se ishin shkelur rregullat e konkurrencës së BE-së. Shuma ishte e barabartë me të ardhurat vjetore të një prej viteve të saj më të mbara të operimit, 2010-s.
Një kompani e themeluar në vitin 1946 dhe e konsideruar si “krenaria” e Hungarisë, ka akumuluar borxhe prej 60 miliardë forintash, një total prej 270 milion dollarësh dhe shpallja e falimentimit u bë i pashmangshëm, pasi qeveria e përfshirë në vështirësi financiare më parë gjatë javës të ndërpriste subvencionet e saj për kompaninë.
“Ndonëse u përpoqëm të bënim më të mirën, me hidhërim duhet të deklarojmë ndërprerjen e të gjitha shërbimeve tona duke nisur nga data 3 shkurt”, deklaroi shefi ekzekutiv i kompanisë, Lorant Limburger. “I përballur me një situatë të vështirë ekonomike, bordi drejtues urdhëroi sot përfundimin e operacioneve. I ofrojmë ndjesën më të thellë të gjithë pasagjerëve tanë”, tha ai. Lajmi për falimentimin e “Malev” vjen disa ditë pasi kompania spanjolle “Spanair” shpalli gjithashtu përfundimin e operacioneve, pas ndërprerjes së subvencioneve qeveritare, për shkak të krizës ekonomike. Malev numëron 2600 punonjës dhe është përgjegjëse për gjysmën e trafikut ajror të aeroportit ndërkombëtar të Budapestit "Liszt Ferenc".