E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vjedhjet, shkaktare Komisionet e Tokave

Komisionet e fshatit, qe ka marre vendimet per ndarjen e tokes bujqesore, jane akuzuar nga Ministria e Bujqesise si shkaktaret kryesore te problemeve te hasura me abuzimet. Rezulton se ne te gjithe territorin e vendit kane vepruar rreth 3100 komisione fshatrash. Keto komisioni, megjithese kane pasur nje detyre shume te rendesishme, kane pasur edhe nivelin me te ulet arsimor. Ministria ben te ditur se gjate periudhes 16-vjecare qe ka vijuar ndarja e tokes, perberja e ketyre komisioneve eshte ndryshuar mesatarisht 3 deri ne 4 here. Vetem me cilesine e kryetareve ne keto komisione kane vepruar mbi 12 mije persona, ndersa me cilesine e anetareve mbi 60 mije te tille. Keshtu, sipas relacionit rezulton se defektet, parregullsite dhe shkeljet ligjore ne ndarjen e tokes ne me te shumten e rasteve jane shkaktuar nga keto komisione. "Ne keto kushte, megjithese ka pasur kohe per riparimin e ketyre gabimeve, keto komisione nuk kane shfaqur vullnet. Kjo ka cuar jo vetem ne mos angazhim te strukturave pergjegjese per miradministrimin dhe perfundimin e reformes se tokes, por edhe ne nje fare "padegjueshmerie zyrtare", ne permbushje te detyrimeve ligjore", theksohet ne relacionin e Ministrise se Bujqesise.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›