E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mirakaj: Ne mars, demshperblimi per te perndjekurit

Demshperblimi financiar per ish-te perndjekurit politike, pritet te nise ligjerisht ne muajin mars te ketij viti. Kjo eshte deklarata qe ben drejtori i Institutit te ish-te Perndjekurve Politike, Simon Mirakaj. Ne nje interviste per gazeten "Koha Jone", drejtori i ketij institucioni thekson se ky eshte nje afat ligjor, i cili vjen ne baze te dispozitave te ligjit te demshperblimit, i miratuar ne vitin 2007. Po keshtu Mirakaj nenvizon se, ky ligj parashikon qe ky proces te zgjase deri ne tete vjet. Ai i ben thirrje te gjithe personave te cilet presin demshperblimin dhe nuk kane qene pjese e listes te pare, se do te demshperblehen me pas dhe kete te drejte te tyre, askush nuk mund ta pengoj.

Kryeministri Berisha ka deklaruar pak kohe me pare se procesi i demshperblimit financiar per ish-te perndjekurit, do te nis qe ne javet e para te janarit. Tashme qe jemi ne fund te ketij muaji, c'mund te thuhet per kete proces?

Te gjithe personat te cilet jane te interesuar per demshperblimin financiar, duhet te kene te qarte se ligji i demshperblimit ka hyre ne fuqi ne 18 dhjetor te vitit 2007. Nga ana tjeter afati i dorezimit te dokumenteve i te gjithe personave, te cilet ne nje menyre apo ne nje tjeter jane prekur dhe perndjekur nga sistemi komunist, ka qene nje vit. Ketu futen te gjithe personat te cilat qe jane internuar, familjaret e te pushkatuarve, te burgosurit dhe familjaret e tyre. Por duhet te kihet parasysh qe ligji thekson se, demshperblimi hyn ne fuqi, 15 muaj pas hyrjes ne fuqi te ligjit. Keshtu sipas perllogaritjeve i bie qe procesi i demshperblimit financiar te hyje ne fuqi ne 18 Mars te 2009-es, per te gjitha kategorite. Sipas ketij ligji shume te rendesishem, kete perfitim financiar e marrin bashkeshortet dhe femijet ne rast se personi eshte pushkatuar, apo ka vuajtur denimin e burgimit dhe tashme nuk jeton me.

Po ne janar pse nuk u be e mundur demshperblimi financiar per disa nga personat qe e perfitojne ate?

Ne kete muaj askush nga lista e pare me emrat e rreth 1000 mije te te perndjekurve, nuk arriti te terhiqte kompensimin qe i takon. Por ka shpresa qe ne muajin shkurt mund te nise procesi per emrat e pare te cilet perfitojne kompensim. Kjo lidhet vetem me faktin qe disa individe dhe institucione mund te kene pershpejtuar edhe pergatitjen e dokumentacionit te nevojshem, per te terhequr kete demshperblim. Keshtu ne rast se komisioni i ngritur prane Ministrise se Drejtesise, jep konfirmimin se nje dosje e nje individi eshte e plotesuar me te gjithe dokumentacionin e nevojshem, atehere ajo dosje kalon direkt ne institucionet qe do te bejne edhe demshperblimin financiar te aplikantit. Keshtu pasi dosja e aplikantit konsiderohet si e plote nga Ministria e Drejtesise, ajo kalon me pas ne Ministrine e Financave, Ministri e cila konfirmon nese personi ka leter me vlere, nese ka perfituar ndonje prone apo ka privatizuar dicka si i perndjekur politik, me pas do te kaloj per verifikim te Ministria e Mbrojtjes, te Sherbimi Informativ dhe ne fund te hipotekat. Ky institucion do te verifikoje nese i perndjekuri ka perfituar me pare, ose jo nga statusi i tij. Ne kete moment konsiderohet cikli i mbyllur dhe kjo dosje konsiderohet gati per verifikim.

Kur pritet te perfundoj procesi i plote i demshperblimit te te perndjekurve politike?

Duhet pasur parasysh se ligji i miratuar ne fund te vitit 2007 parashikon qe procesi i plote i demshperblimit te te perndjekurve, te perfundoje pas tete vjetesh. Per fondin e demshperblimit per 2009-en jane parashikuar 20 milione dollare, shto ketu edhe 10 perqindeshin qe do te perfitohet nga privatizimet e medha, ku nje pjese do e marrin ish-pronaret dhe nje pjese do i shtohet procesit per demshperblimin e ish-te perndjekurit. Ne kete kuader do te doja t'i bera thirrje te gjithe te perndjekurve politike dhe atyre qe ne baze te ligjit perfitojne nga ky proces se, ndonese emrat e tyre nuk ishin ne listen e pare per demshperblim, ata do te futen ne listat pasuese per kete proces. Sipas premtimeve qe kemi marre nga qeveria, askush nga ata qe kane statusin dhe dokumentacionin nuk do te perjashtohen nga procesi i demshperblimit, i cili do te vazhdoje per tete vjet.

Mendoni se qeveria aktuale ka pasur vemendjen e duhur ndaj ish-te perndjekurve dhe ndaj procesit te demshperblimit te tyre?

Ne radhe te pare dua te falenderoj qeverine aktuale per ligjin e demshperblimit financiar te miratuar ne vitin 2007, i cili na dha mundesine te perfitojme edhe demshperblimin e kerkuar nder vite. Ky ligj eshte i rendesishem sepse i jep mundesine pothuajse te gjithe personave, qe kane vuajtur nga sistemi komunist te demshperblehen. Ka edhe mangesi, si p.sh. nuk bejne pjese ne skemen e demshperblimit, te pushkatuarit ne Tepelene, per te cilet Ministria e Brendshme nuk disponon dokumente dhe ne, kemi kerkuar qe te njihen dokumentet e komisionit tre palesh. Po keshtu kemi kerkuar te njihen edhe pushkatimet pa gjyq dhe qe demshperblimi per ata qe nuk jane gjalle te shkoje edhe tek motra dhe vellai. Ne i kemi kerkuar zyrtarisht keto pika dhe tashme presim nje pergjigje per te amenduar edhe ligjin e 2007-es.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›