E Shtunë, 31 Tetor 2026

Islami: Nderkombetaret nuk e kuptojne qendrimin e PS



Ish deputeti i Partise Socialiste Kastriot Islami deklaron se kushti i vendosur nga kryetari i Partise Socialiste, Edi Rama per integrimin eshte i papranueshem. Ne nje interviste dhene per televizionin "Klan", Islami shprehet se Fieri eshte nje kusht i vendosur nga Rama, pasi Komisioni Europian ka rekomanduar vetem miratimin e tre ligjeve. "Komisioni Europian ka percaktuar qartas, shume qartas miratimin e tre ligjeve si kusht per integrimin. Rasti i Fierit eshte nje kusht i percaktuar vetem nga z. Rama. Mendoj se eshte nje qasje e gabuar. Ne kete rruge nuk ka asnje mundesi per te arritur nje kompromis i mbetet vetem z. Rama, pasi ai ka gjetur nje kusht sic eshte rasti i Fierit dhe me kete pengon marrjen e statusit te vendit kandidat per ne BE", shprehet ish deputeti i Partise Socialiste. Islami ben pergjegjes kreun e opozites per marrjen e statusit kandidat me kushtezimin e tre ligjeve, me nje ceshtje lokale, sic eshte ajo e qarkut te Fierit. Sjellje qe sipas Islamit eshte e perserisur sipas zgjedhjeve te vitit 2009. "Une jam ne kontakt me faktore nderkombetare dhe asnjeri nuk e mirekupton kushtezimin e ceshtjes se Fierit me miratimin e tre ligjeve qe cojne ne marrjen e statusit. Rama gjithmone ka marre peng integrimin per te zgjidhur probleme te tjera, te cilat mund te jene shume te rendesishme per PS-ne", tha Islami. Ish deputeti i PS-se shprehet mos mosbesues se pa miratuar tre ligjet, ne dhjetor Keshilli i Ministrave te Bashkimit Europian do te mund te vendos t'i jap Shqiperise statusin e vendit kandidat. Por edhe nese ndodh e kunderta, per ish deputetin e Qarkut te Fierit per shume mandate, ky do te ishte nje sinjal i forte se Bashkimi Europian eshte kunder politikave bllokuese te Partise Socialiste.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›