“Gazsjellësi TAP, Shqipëria në hartën e gazifikimit”
Drejtori për Integrimin Evropian në METE, Dorian Duçka
Drejtor për Integrimin Evropian në METE, Dorian Duçka duke iu referuar ndërtimit të gazsjellësit TAP, u shprehur se vendet në të cilat do të kalojë projekti ku pjesë e saj është dhe Shqipëria do të jenë përfituese të një projekti të tillë. Njëkohësisht, në fjalën e tij, zoti Duçka listoi dhe përfitimet që do të kishte vendi ynë. Sipas tij, projekti TAP do të sillte ndërtimin e rrugëve të reja, do të sillte gazifikimin e vendit si dhe futjen e Shqipërisë në hartën e gazifikimit. Gjithashtu në vlerësimin e tij, Shqipëria është një vend që garanton investimet e huaja.
Përmes projektit të gazsjellësit TAP, Shqipëria përfiton mundësinë të zhvillojë një treg shqiptar të gazit, të rrisë investimet e huaja, si dhe lehtëson procesin e integrimit në Bashkimin Evropian.
Gazsjellësi TAP është pjesë e Korridorit Jugor dhe është skicuar që të transportojë gazin nga rajoni i Kaspikut dhe Lindjes së Mesme drejt Evropës.
Ky gazsjellës kalon në Greqi dhe më pas në territorin shqiptar për të përfunduar në Itali. Gjatësia e tij nënujore nga Shqipëria në Itali është 115 kilometra.