“Opozita nuk po kontribuon për plotësimin e reformave integruese”
Deputetja e PD-së Mesila Doda, shprehet se konsensusi për imunitetin, mund të gjendet deri më 6 gusht
Zhvillimet politike në vend, kryesisht debati për heqjen e imunitetit, si dhe marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Kosovës, në rrafshin ekonomik, janë trajtuar gjerësisht gjatë një bisede në studion e “ABC News” nga nënkryetarja e Komisionit Parlamentar të Integrimit, Mesila Doda.
Kështu, ndalur në çështjen e heqjes së imunitetit, deputetja e PD-së, u shprehu se konsensusi politik mund të ndodh më 6 gusht.
Në gjykimin e saj, heqja e imunitetit do të luftonte korrupsionin. Por, me qëndrimin aktual të opozitës ndaj kërkesës për heqjen e imunitetit me një votë pro në 6 gusht, lidershipi socialist shfaq qartë pozicionin e tij, duke mos kontribuar në plotësimin e rekomandimeve.
Më pas Doda u ndal dhe në marrëdhëniet Shqipëri-Kosovë duke u shprehur se ekonomia e Kosovës nuk duhet të kthehet më nga Serbia por nga vendi jonë. Në vlerësimin e deputetes Doda Kosova ekonominë e saj nuk duhet ta mbështesë vetëm në monedhën euro por duhet të ketë monedhën e saj.