E Shtunë, 31 Tetor 2026

“Gazsjellësi TAP, projekt strategjik që ndikon në të gjithë rajonin”

29-01-2013 / Gazeta 55

Kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli takon Ministrin e Rinisë dhe Sporteve të Azerbajxhanit, Azad Rahimov


Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli, priti në një takim Ministrin e Rinisë dhe Sporteve të Azerbajxhanit, Azad Rahimov. Duke u ndalur në bashkëpunimin ekonomik Kryetarja e Kuvendit theksoi se Gazsjellësi transatlantik, TAP, ku Azerbajxhani ka një  rol kryesor, është një projekt strategjik që do të ndikonte shumë pozitivisht në perspektivën e gjithë rajonit. Rahimov i përcolli Kryetares së Kuvendit përshëndetjet më të përzemërta nga Kryetari i Parlamentit të Azerbajxhanit, Ogtay Asadov. “Vizita juaj zyrtare në Azerbajxhan, tha ai, ishte një vizitë historike, e para e një autoriteti të lartë shqiptar. Ishte një vizitë shumë e suksesshme dhe dua t’ju përcjell përshëndetjet nga të gjithë personalitet e larta që ju takuat”, tha Rahimov.  Kryetarja e Kuvendit theksoi se, “takimet me Kryetarin e Parlamentit të Azerbajxhanit dhe me personalitet e larta të vendit tuaj, kanë qenë takime shume konkrete dhe jam shumë e angazhuar në rritjen e shkëmbimeve parlamentare mes Komisioneve dhe grupeve të deputetëve”.  Ministri Rahimov ndodhet në Tiranë për nënshkrimin e dy marrëveshjeve shumë të rëndësishme të bashkëpunimit për rininë dhe për sportin.

...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›