E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gazsjellësi për rajonin kalon nga Shqipëria

22/07/2011  Naço: Projekti do ta shndërrojë Shqipërinë në një vend strategjik energjetik

Nënshkruhet marrëveshja e bashkëpunimit mes METE-s dhe TAP

Projekti i gazsjellësit “Trans Adriatik” do ta kthejë Shqipërinë në një pikë kyçe për furnizimin me gaz të Evropës Juglindore. Marrëveshja për të bashkëpunuar mbi këtë projekt u nënshkruar dje nga ministri i Ekonomisë Nasip Naço dhe kompanisë që konkurron për ndërtimin e gazsjellësit Trans – Adriatik. Sipas Naços, zbatimi i këtij projekti do ta shndërrojë Shqipërinë në një vend të rëndësishëm dhe strategjik energjetik, si dhe do të ndihmojë në zhvillimin e mëtejshëm të ekonomisë shqiptare. “Shqipëria sot është një vend i konsoliduar politikisht dhe ekonomikisht. Ne kemi hartuar një ligj për mbrojtjen e investimeve të huaja në Shqipëri, i cili është një ligj i rëndësishëm për të gjithë investitorët, të cilëve i bëjmë thirrje që të vijnë dhe të investojnë në Shqipëri”, - tha Naço. Gazsjellësi “Trans Adriatik” është i vetmi që e përfshin Shqipërinë në rrjetin ndërkombëtar të gazit. Paralelisht me të ndërkaq janë dy projekte rivale që konkurrojnë për transportimin e gazit të Kaspikut në Evropë. “Ky projekt e kthen Shqipërinë në vendin kyç në Evropën Juglindore, pasi pika lidhëse e këtij projekti do të jetë në Shqipëri. Kemi shumë besim se do të përzgjidhemi projekti fitues, pasi kemi treguesit më të mirë financiarë”, - u shpreh Barnim Piechorowski, Drejtor i Zhvillimit të Biznesit në TAP. Fjala e fundit për përzgjedhjen e fituesit do të jetë vendimi i qeverisë së Azerbajxhanit dhe aksionerëve që zotërojnë fushën e Shah Denizit, nga ku do të jetë pika nga ku nis tubacioni.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›