E Shtunë, 31 Tetor 2026

Resortet e para interesohen britaniket dhe zviceranet

Investitorët britanikë dhe zvicerianë tregojnë interes për të ndërtuar resorte turistike në Shqipëri. Kreu i qeverisë ka mbledhur bordin e Agjencisë për Investime dhe Zhvillim, ku ka miratuar ndjekjen e procedurave për realizimin e dy projekteve për zhvillimin e resorteve turistike në bregdetin e rrethit të Kavajës dhe konkretisht, në Gose dhe në Synej.

Projekti i parë parashikon ngritjen në një sipërfaqe prej 650 hektarë të një qyteze me qëllime multifunksionale dhe projekti i dytë propozon ndërtimin e një porti jahtesh dhe krahas tij, të një qyteze turistike në këtë zonë, me një sipërfaqe prej 160 hektarë.

Këto projekte shkojnë deri në 1 miliardë euro, investime do të zbatohen nga konsorciumi britanik Development dhe nga konsorciumi zviceran Finsec.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›