Jaka:Situata politike, pengesë për investitorët
Ngërçi politik po pengon investitorët e huaj dhe biznesin vendas që të ndërrmarrin nisma të reja. Pas miratimit në Parlament, të ndryshimit të ligjit për taksat, kreu i Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë Nikolin Jaka, deklaroi se emergjente është stabiliteti politik dhe zbatimi i ligjit pavarësisht aspekteve pozitive që sjell paketa fiskale.
Një ndër ndryshimet që Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë kundërshton, është fakti i rritjes së karburanteve dhe për këtë i bën thirrje qeverisë që të marrë masa.
Ndërkohë që si një fakt me mjaft pozitivitet për biznesin, Jaka përcaktoi heqjen e doganës për industrinë fasone.